A janë këto 5 deklaratat që acaruan edhe më shumë raportet mes Vjosa Osmanit dhe Isa Mustafës?

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka propozuar sot shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat që mban në LDK (nënkryetare dhe anëtare e Kryesisë së kësaj partie). Historia e raporteve mes Mustafës dhe Osmanit jo gjithëherë ka qenë e mirë. Kur Isa Mustafa ishte zgjedhur kryetar i partisë, znj. Osmani e kishte quajtur ‘zgjedhje diktatoriale’. Këto […]
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka propozuar sot shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat që mban në LDK (nënkryetare dhe anëtare e Kryesisë së kësaj partie).
Historia e raporteve mes Mustafës dhe Osmanit jo gjithëherë ka qenë e mirë. Kur Isa Mustafa ishte zgjedhur kryetar i partisë, znj. Osmani e kishte quajtur ‘zgjedhje diktatoriale’.
Këto raporte, me gjithë akuzat e kundër – akuzat e vazhdueshme, do të ndreqeshin më vonë, e më shumë, kur LDK do të bënte koalicion me Vetëvendosjen (një kërkesë e kahmotshme e Osmanit).
Mirëpo këto raporte, fillojnë sërish të bien në pikën zero, kur koalicioni VV-LDK prishet. Vjosa Osmani ishte kundër prishjes së koalicionit ndërkaq që prej kur partia e saj (LDK) do ta bënte qeverinë me parti të tjera (AAK, Nisma), Osmani nuk i kurseu kritikat e ashpra.
Përvec se nuk kurseu kritikat ndaj LDK-së, Osmani u pa në partinë e saj si një figurë që më shumë po mbronte Vetëvendosjen dhe liderin e saj z.Albin Kurti sesa vetë partinë e saj.
Në disa nga deklaratat e fundit, Osmani ka thënë se ‘do të vazhdojë të bashkëpunojë me Vetëvendosjen deri në shkapjen e shtetit’.
Duket se deklarimet e saj, mund të kenë qenë mosduruese jo vetëm nga disa figurave të tjera të LDK-së, por edhe nga vetë kryetari i saj Isa Mustafa, i cili poashtu në disa nga intervisat e tij të ditëve të fundit, ka kritikuar qëndrimet e Osmanit përballë një qeverie ku është Lidhja Demokratike.
Periskopi ju sjell 5 deklaratat që mund të kenë thelluar acarimin Osmani – Mustafa:
1.Osmani ka deklaruar se ‘në asnjë moment nuk është penduar që nuk e ka votuar Qeverinë Hoti” dhe sipas saj ‘kjo nuk është qeveri e LDK-së’.
2.Osmani ka deklaruar se ‘do të bashkëpunojë me Vetëvendosjen deri në ckapjen e shtetit, në njërën nga intervistat e saj të fundit dhënë mesias shqiptare.
3.Osmani ka deklaruar se nuk do të kandidojë më me ata që e lënë në ‘’lloc’.
4.Osmani ka deklaruar se Qeveria Hoti është ‘qeveri e Thacit’.
5.Osmani ka kritikuar LDK-në se nuk e ka konsultuar e madje as nuk ka qenë në dijeni lidhur me planet e kësaj partie për të formuar qeveri me partitë me të cilat aktualisht është në koalicion.












