831 raste aktive me koronavirus në Kosovë

831 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në vendin tonë sot janë raportuar edhe 77 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1 mijë e 833. Ndërsa, aktualisht në Kosovë janë të shëruar 968 persona, derisa 34 të tjerë kanë humbur jetë, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas këtyre statistikave, […]

Në vendin tonë sot janë raportuar edhe 77 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1 mijë e 833.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë janë të shëruar 968 persona, derisa 34 të tjerë kanë humbur jetë, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas këtyre statistikave, aktualisht janë edhe 831 raste aktive me koronavirus në vendin tonë, raporton lajmi.net.

Në nivel vendi, nga shpërthimi i koronavirusit e deri më sot, janë testuar 19749 persona të dyshimtë për koronavirus. Pozitivë kanë rezultuar 1833. Prej tyre 968 janë shëruar e 34 kanë vdekur.

“Nga data 08 shkurt deri më 17 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.749 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.833 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.

Ndërkohë, sot Klinika Infektive ka njoftuar se janë të shtruar 59 raste me koronavirus.

Sipas njoftimit, pesë pacientë do të lirohen për t’u vetizoluar në shtëpi, 31 të tjerë janë në gjendje stabile, 21 duke u trajtuar me oksigjenoterapi, kurse dy pacientë në gjendje më të rënduar, sidomos njëri është në gjendje kritike për jetën.

“Jemi në pritje te rezultateve për 6 raste. Sot lirohet një rast i cili ka rezultuar negativ në testimin për COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ditëve të fundit është duke u rritur vazhdimisht numri i të prekurve me koronavirus. Dje u regjistruan 141 raste, kurse pardje 129. Gjithsej në Kosovë, janë shënuar 1.756 raste, 968 janë shëruar, kurse 34 kanë vdekur.

E në anën tjetër, krahas situatës epidemiologjike Ministria e Shëndetësisë sot ka marrë vendime të reja në funksion të parandalimit të pandemisë COVID-19.

Në këto masa bëjnë pjesë edhe obligimi i institucioneve publike dhe private të organizojnë punën në distancë sociale brenda objekteve të punës ose të reduktojnë stafin me organizim të punës nga shtëpia.

Gjithashtu, institucionet publike dhe private janë obliguar të organizojnë punën në përputhje me manualin e parandalimit të koronavirusit dhe gjithashtu të respektohen rreptësisht masat kundër koronavirusit (maskat dhe dorëzat).

Institucionet e qeverisë dhe të inspektoriateve respektive janë obliguar të marrin hapa konkret dhe të aktivizohen për mbikëqyrur situatën në terren se sa po respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?