35 raste me koronavirus në Pejë, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

35 raste me koronavirus në Pejë, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Komuna e Pejës aktualisht është ndër komunat me më së shumti raste të infektuara me Covid-19 në nivel vendi. Ku vetëm brenda pesë ditëve janë shënuar 35 raste të reja. Përveç përhapjes në masë të madhe të rasteve me Covid-19, komuna në fjalë po ballafaqohet edhe me mungesë të automjeteve të urgjencës. Drejtori i Shëndetësisë […]

Komuna e Pejës aktualisht është ndër komunat me më së shumti raste të infektuara me Covid-19 në nivel vendi. Ku vetëm brenda pesë ditëve janë shënuar 35 raste të reja.

Përveç përhapjes në masë të madhe të rasteve me Covid-19, komuna në fjalë po ballafaqohet edhe me mungesë të automjeteve të urgjencës.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci në një intervistë për KosovaPress rritjen e vatrave të infektimit në Pejë e vlerëson teje shqetësuese, derisa theksoi se nga 35 të prekur 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht i kemi 35 persona të prekur me Covid-19 që të gjitha këto raste në 5 ditët e fundit. Gjendja shëndetësore e tyre është relativisht e mirë dhe shumica prej tyre janë në vetëizolim në shtëpitë e tyre, ndërsa 2 prej tyre janë në klinikën infektive në gjendje pak më të rëndë shëndetësore”, deklaroi ai.

Derisa flet për gjendjen e të prekurve me koronavirus, ai për KosovaPress tha se kanë mungesë të automjeteve të urgjencës, e që sipas tij kjo pamundëson kryerjen e shërbimeve në kohë.

“Ne si komunë e Pejës kemi nevojë logjistike mund të them më shumë, jemi në gjendje jo të mirë sa i përket logjistikës së automjeteve të urgjencës së shtetit, pasi që këto kohe të fundit lëvizja për në klinikën infektive ka qenë disa herë gjatë ditës dhe për shkak të amortizimit të automjeteve kemi pasur probleme jashtëzakonisht të mëdha. Sa i përket materialit shpenzues jemi në gjendje stabile”, tha ai.

I pari i Shëndetësisë në këtë komunë, thotë se kërkesa për testime është i madh, por konsideron se testimet duhet të bëhen vetëm në raste nevoje.

“Kërkesa e qytetarëve është që të bëhen më shumë teste, por jo gjithmonë bërja e testeve ndikon në uljen e riskut apo në uljen e numrit të të prekurve. Më mirë është të sensibilizohen dhe të investohet në atë që të kemi sa më shumë qytetarë të cilët vetë kontribuojnë në masa mbrojtëse se sa të kërkojnë t’i nënshtrohen testimit. Testimi bëhet vetëm në ato raste kur paraqitet nevoja, pra kur kemi raste pozitive”, tha ai.

Ai shtoi se nuk duhet të kthehen masat e mëparshme për parandalimin e Covid-19, por sipas tij qytetarët duhet të tregojnë kujdes më të madh./

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?