130 të shëruar në Ferizaj, vetëm 9 raste aktive

Në Ferizaj sot janë shëruar 7 pacientë me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i ri. Një njoftimin e Komunës bëhet e ditur se deri më tani janë shëruar 130 pacientë ndërsa vetëm 9 raste kanë mbetur aktive. “7 ferizajas të shëruar nga COVID-19 e zero raste të reja! Nga njoftimet e IKSHPK-së bëhet […]
Në Ferizaj sot janë shëruar 7 pacientë me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i ri.
Një njoftimin e Komunës bëhet e ditur se deri më tani janë shëruar 130 pacientë ndërsa vetëm 9 raste kanë mbetur aktive.
“7 ferizajas të shëruar nga COVID-19 e zero raste të reja! Nga njoftimet e IKSHPK-së bëhet e ditur se nga rezultatet e marra kemi edhe 7 ferizajas të shëruar që çon në 130 numrin e të shëruarve duke mbetur edhe 9 raste aktive. Shërim te shpejt të infektuarve tjerë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.
Ndryshe, Ferizaj në fillim të pandemisë ishte një ndër komunat me më së shumti raste me COVID-19.












