101 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

101 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Nga 974 teste për Covid-19 të bëra gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore, 101 persona kanë rezultuar pozitiv. Më shumë se gjysma, respektivisht 59 janë regjistruar në Shkup, 12 në Kumanovë dhe rrethinë. Shifrat e sotme vendin e rikthejnë në fillim të prillit, kur u shënua shpërthimi i parë i virusit dhe numri […]

Nga 974 teste për Covid-19 të bëra gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore, 101 persona kanë rezultuar pozitiv. Më shumë se gjysma, respektivisht 59 janë regjistruar në Shkup, 12 në Kumanovë dhe rrethinë. Shifrat e sotme vendin e rikthejnë në fillim të prillit, kur u shënua shpërthimi i parë i virusit dhe numri më i lartë i të infektuarve në vend që nga fillimi i pandemisë. Kurba e të infektuarve sot është 11.74%.

Nga dikasteri i Shëndetësisë informuan edhe për 4 të vdekur të moshës 58 deri 84 vjeç. Që nga fillimi i pandemisë, 145 kanë ndërruar jetë, 1605 janë shëruar, ndërsa 742 raste vazhdojnë të jenë aktive. Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Shtipi janë qytetet me numrin më të lartë të rasteve aktive. Shifrat e sotme përforcojnë edhe më shumë mundësinë për rikthim të masave shtrënguese, ashtu siç edhe ka paralajmëruar ministri i Shëndetësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kategorizuar qytetet më të rrezikuara nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut. Shkupi si kryeqytet gjendet në fazën e katër që nënkupton përhapje të gjerë, të pa lokalizuar. Në fazë të njëjtë ndodhet edhe Tetova, por sipas konstatimeve përhapja është e lokalizuar. Në Shtip, thuhet se shpërndarja është në fazën kritike, por është e kontrolluar dhe lokalizuar. Gjatë 24 orëve, 392 personave u është dhënë vendim për izolim dhe 150 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?