Zogaj për përgjimet në PTK: Haki Abazi e Xhelal Sveçla, nuk lojnë vend pa i shti hundët

Njohës i rrethanave politike dhe dhe zë i njohur nga shoqëria civile, Petrit Zogaj, është përfshirë në debatin në lidhje me përgjimet në PTK. Ai ka thënë se nuk beson që Albin Kurti do të hynte në dhomën e përgjimeve në PTK, por sipas tij Haki Abazi e Xhelal Sveçla nuk lënë vend pa i […]
Njohës i rrethanave politike dhe dhe zë i njohur nga shoqëria civile, Petrit Zogaj, është përfshirë në debatin në lidhje me përgjimet në PTK. Ai ka thënë se nuk beson që Albin Kurti do të hynte në dhomën e përgjimeve në PTK, por sipas tij Haki Abazi e Xhelal Sveçla nuk lënë vend pa i futur hundët.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, zv. kryeministri i tij, Haki Abazi dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë futur në dhomën e përgjimeve në PTK.
“Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Sveçla, kanë vizituar dhomën e përgjimeve dhe kanë kryer vepër penale, duke i ndalur kamerat. Ata aty kanë qëndruar për tri ditë”, është shprehur Thaci.
Pas këtyre deklaratave të Presidentit, Prokuroria ka lëvizur në këtë drejtim dhe e ka hapur rastin.
Mirëpo ky rast e ka shqetësuar jo vetëm opinion por edhe më gjerë.
Në këtë debat është përfshirë edhe Petrit Zogaj, njohës i rrethanave politike dhe dhe zë i njohur nga shoqëria civile, i cili ka thënë se Haki Abazi dhe Xhelal Svecla ka mundësi të kenë shkuar në PTK.
”Personalisht kurrë nuk besoj qe Albin Kurti ka hy ne dhomën e përgjimeve ne PTK, ama Haki Abazi e Xhelal Svecla, po patën mundësi, nuk lënë vend pa i shti hundët”, ka shkruar Zogaj.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje.












