Zaimi ia kthen Abrashit: Kufiri me Shqipërinë mund të hapet sot, LDK s’mund të na jep ligjërata patriotizmi

Zaimi ia kthen Abrashit: Kufiri me Shqipërinë mund të hapet sot, LDK s’mund të na jep ligjërata patriotizmi

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, iu ka kundërpërgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashit, rreth hapjes së kufirit me Shqipërinë. Abrashi në rrjetin social Facebook deklaroi se është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë kur kjo e fundit ka vendosur që kufirin me Kosovën do […]

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, iu ka kundërpërgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashit, rreth hapjes së kufirit me Shqipërinë.

Abrashi në rrjetin social Facebook deklaroi se është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë kur kjo e fundit ka vendosur që kufirin me Kosovën do e hapë nesër (1 qershor).

Mes tjerash Abrashi tha se çuditërisht avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqipërinë dhe janë afruar me fqinjët tjerë.

“Meqë Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën prej të hënës (neser), është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë. Për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste. Çuditërisht, avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqiperinë, e janë afru me fqinjët tjerë!” shkroi Abrashi.

Klan Kosova ka kontaktuar me Arbër Zaimin, i cili deklaroi se LDK s’mund të ju jap ligjërata patriotizmi.

Zaimi tregoi se sot pritet që Ministria e Shëndetësisë të jap një vendim për shfuqizimin e ndalimit të udhëtimeve për në Shqipëri.

“Sot pritet të procedohet nga Ministria e Shëndetësisë një vendim për shfuqizimin e disa kufizimeve, midis tyre dhe ajo për udhëtimet në Shqipëri”.

“Deklaratën e Arban Abrashit nuk e kam parë, dhe uroj të mos jetë shprehur kështu. Vendimet për vendosjen e masave kufizuese apo për lehtësimin dhe heqjen e tyre, nuk janë politike por janë te udhëhequra nga parimet e shkencës mjekësore dhe epidemiologeve të IKShPK-së” deklaroi Zaimi.

Zaimi deklaroi se kufijtë mes Kosovës e Shqipërisë do të hapen por personat që bëjnë deklarata të tilla e kanë hallin se si ta mbulojnë reciprocitetin ekonomik e tregtar të vendosur me Serbinë.

“Fatmirësisht kufijtë mes Kosovës e Shqipërisë do të hapen, por fatkeqësisht ata që bëjnë deklarata të tilla e kanë hallin se si të mbulojnë reciprocitetin ekonomik e tregtar të vendosur në raport me Serbinë”.

“Nuk mund të japin ligjerata patriotizmi subjektet të cilët e rrëzuan Qeverinë veç për shkak se nuk pranoi asnjëherë ta hiqte taksen para se të vendoste reciprocitetin me Serbinë”, deklaroi Zaimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?