VV publikon fotot e partisë për ta arsyetuar protestën që shkeli rregullat e distancës: Këto janë provat e fundit

VV publikon fotot e partisë për ta arsyetuar protestën që shkeli rregullat e distancës: Këto janë provat e fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot disa fotografi të test-protestës që është zhvilluar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Sipas këtij subjekti politik, në këtë protestë ishin mbi pesë mijë pjesëmarrës. VV përmes kësaj komunikate ka paraqitur protestën sikurse të bazuar në rregullat e parapara, megjithatë është parë qartë se nuk e kanë mbajtur distancën […]

VV përmes kësaj komunikate ka paraqitur protestën sikurse të bazuar në rregullat e parapara, megjithatë është parë qartë se nuk e kanë mbajtur distancën e paraparë.

Këtë gjë e dëshmojnë fotografitë më poshtë:

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të VV-së:

Sot mbi 5 mijë pjesëmarrës, një pjesë e vogël e qytetarëve që mbështesin ndryshimin, treguan se protesta është e mundshme të organizohet edhe në këtë kohë, duke respektuar masat e rekomanduara nga Institucionet e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Pjesëmarrja masive, e organizuar në formën e një performance, dëshmoi edhe njëherë se vullneti i shumicës së qytetarëve është që kriza politike të zgjidhet pa e shkelur kushtetutën, dhe e vetmja mënyrë për këtë është që të organizohen zgjedhjet sa më parë.

Asnjë zhvillim politik nuk mund të jetë i shëndetshëm nëse shmang mundësinë e protestës qytetare. Në vendin tonë, edhe pse shumë ish-pushtetarë nga e kaluara do ta dëshironin mungesën e saj, prova e sotshme na dha edhe përvojën edhe dijen se mund të organizohemi në numër edhe më të madh nëse është nevoja, gjithmonë duke respektuar masat e Institucioneve të Shëndetësisë.

Nuk na mungon vullneti për ta mbrojtur rendin demokratik. Nuk na mungon vendosmëria për të refuzuar nënshtrimin ndaj regjimit të vjetër. Janë këto provat e fundit për llojin e rendit dhe shoqërisë që e aspirojmë. Duam zgjedhje sa më parë!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?