VV paralajmëron revoltë

VV paralajmëron revoltë

Revoltë ka paralajmëruar Lëvizja Vetëvendosje (LVV) menjëherë pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, nëpërmjet të cilit i hapet rrugë zgjedhjes së Qeverisë së re dhe lënien jashtë saj të partisë fituese. Pak orë para shpalljes së verdiktit, ky subjekt politik ka bërë edhe “provën gjenerale” për rezistencën në sheshet që mbërthejnë institucionet qendrore. Nëpërmjet […]

Nëpërmjet aktgjykimit, përfundimet e të cilit i ka publikuar në orën 22:29 të së enjtes, Gjykata e ka shpallur kushtetues Dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me të cilin kandidati i propozuar i Lidhjes Demokratike (LDK), Avdullah Hoti, është caktuar mandatar për ta formuar Qeverinë e re.

Gjykata njëzëri ka vendosur që Dekreti “është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës”, dhe ka konstatuar që “votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit, dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës”. Ndërkaq, me shumicë votash ka vendosur që “Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës”.

Vetëm 45 ditë pas krijimit, Qeveria e drejtuar nga LVV-ja është rrëzuar me mocion mosbesimi, të cilin e kishte iniciuar vetë partneri i koalicionit – LDK. Pas kësaj, presidenti Thaçi kishte ndërmarrë veprime duke u thirrur në nenin 95 të Kushtetutës dhe, ndryshe nga dy mocionet e mëhershme, pas të cilave qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit, pas këtij kundër Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, kreu i shtetit ishte përcaktuar që t’i evitonte zgjedhjet dhe i kishte kërkuar LVV-së një mandatar të ri për kryeministër.

Ky nen kërkon që kandidati për kryeministër, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para deputetëve dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. Por akti suprem juridik qëndron i heshtur përkitazi me kohën kur nis të rrjedhë afati 15-ditor. Prandaj LVV-ja nuk ia kishte ofruar Thaçit emrin.

Presidenti e ka pritur vetëm 20 ditë LVV-në. Pas kësaj kohe e ka kapërcyer atë dhe ia ka ofruar LDK-së mundësinë për ta propozuar mandatarin, nën supozimin se LVV-ja ka refuzuar ta paraqesë emrin e kandidatit të ri për kryeministër, ani se në shkëmbimin e letrave Kurti kurrë nuk e kishte thënë këtë.

Por Gjykata ka konsideruar se mos-saktësimi i afateve në Kushtetutë përkitazi me propozimin e kandidatit të parë për kryeministër nga partia politike ose koalicioni fitues, nuk nënkupton diskrecionin dhe të drejtën e këtyre të fundit për të mos vepruar në afat të pakufizuar kohor. Sipas saj, fryma e Kushtetutës reflekton qëllimin e qartë dhe të vetëkuptueshëm të nevojës për veprime të shpejta

“Gjykata thekson që caktimi i mandatarit për Kryeministër nuk përfshin vetëm detyrimin e Presidentit për të dekretuar atë dhe as vetëm të drejtën e partisë politike fituese për të propozuar këtë mandatar, por përfshin edhe detyrimin e kësaj të fundit për të propozuar ose refuzuar që të propozojë kandidatin për Kryeministër. Më saktësisht, përcaktimi i mandatarit për Kryeministër ngërthen detyrimin e bashkëpunimit reciprok të Presidentit dhe partisë politike fituese në këtë proces”, thuhet në arsyetimin e Aktgjykimit. “Për më tepër, duke marrë parasysh natyrën teknike dhe formale të “konsultimit” për qëllime të caktimit të mandatarit të parë, e cila vë në lëvizje procesin e formimit të Qeverisë dhe afatet e parapara me Kushtetutë, Gjykata thekson se është e vetëkuptueshme që ky “konsultim” formal duhet të përmbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ngërthen në vetvete kërkesën për dinamikë të shpejtë ndërveprimi”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?