Vritet një person pranë një hoteli në Laç, 2 të plagosur

Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur, në orët e vona të së shtunës në zonën e Laçit. Sipas të dhënave paraprake të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një hoteli në autostradën që lidh Lezhën me Mamurrasin, ku si pasojë e tyre ka humbur jetën një 53 vjeçarë […]
Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur, në orët e vona të së shtunës në zonën e Laçit.
Sipas të dhënave paraprake të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një hoteli në autostradën që lidh Lezhën me Mamurrasin, ku si pasojë e tyre ka humbur jetën një 53 vjeçarë dhe janë plagosur dy persona të tjerë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe të plagosurve apo dinamika e ngjarjes.
Ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.












