Vodhën cigare, hajnat gjuajnë me armë zjarri policinë në Viti

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur ndërmjet Policisë dhe disa të dyshuarve për vjedhje dje në Viti. Siç njofton PK në raportin 24 orësh, rasti ka ndodhur rreth orës 02:37. “Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se tre-katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur cigare nga një kioskë. Njësitë e policore kanë reaguar me shpejtësi […]
Një shkëmbim zjarri ka ndodhur ndërmjet Policisë dhe disa të dyshuarve për vjedhje dje në Viti.
Siç njofton PK në raportin 24 orësh, rasti ka ndodhur rreth orës 02:37.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se tre-katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur cigare nga një kioskë. Njësitë e policore kanë reaguar me shpejtësi dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë përdorur armët e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar gjashtë gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe IPK-ja”, thuhet në raport.












