Vizita e Kurtit te Shpend Ahmeti: Deputeti i VV-së ia përmend kryetarit të Prishtinës shkarkimin e Arben Vitisë

Kryeministri në Detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin pas dy muaj e gjysmë që kur nisën masat kundër përhapjes së Covid-19. Ishte data 13 mars kur u regjistruan rastet e para me Covid-19, por megjithëse në ditët dhe javët në vijim Kurti do të vizitonte shumicën e komunave […]

Ishte data 13 mars kur u regjistruan rastet e para me Covid-19, por megjithëse në ditët dhe javët në vijim Kurti do të vizitonte shumicën e komunave të vendit, ai nuk do ta bënte një vizitë edhe në komunën e Prishtinës që udhëhiqet nga ish kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti.

Në fakt, Ahmeti kishte pasur një thirrje telefonike me Kurtin për të biseduar mbi situatën mbi pandemisë por asgjë më shumë, shkruan Periskopi.

Në disa emisione të ndryshme, edhe vetë Shpend Ahmeti kishte shprehur çudinë se si kryeministri kishte vizituar komuna shumë më të vogla por jo edhe Prishtinës.

Besohet që shkaku i kësaj mungese të vizitës normale që duhej të ndodhte nga kreu i Ekzekutivit ishte armiqësia e tij politike dhe inati për largimin e Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje në fillim të vitit 2018.

Sidoqoftë, vizita e sotme është komentuar me tone pozitive nga aktivistë e madje edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qeverisje pa inate, në shërbim të qytetarëve” – ka shkruar deputeti Eman Rrahmani nga kjo parti pasi sulmoi paraprakisht Shpend Ahmetin që e kishte “tradhtuar Albinin” dhe “shkarkuar Arben Vitinë” që shërben si ministër i Shëndetësisë në detyrë aktualisht.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?