Vitia flet për aferën me çmime të larta të barnave

Në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë krahas njoftimit të lehtësimit të masave që luftonin koronavirusin ka folur edhe për gjetjet e auditorit në QKUK ku ishin gjetur shkelje të ndryshme. Ministri në detyrë Arben Vitia ka konfirmuar shkrimet dhe raportimet e mediave për blerje të barnave me çmime të larta. Megjithatë, ai ka […]
Ministri në detyrë Arben Vitia ka konfirmuar shkrimet dhe raportimet e mediave për blerje të barnave me çmime të larta.
Megjithatë, ai ka thënë se këto gjetje ishin për vitin 2019. Ndërkohë, ka pasur raportime se blerje të barnave me çmime të larta ishin bërë edhe në kohë pandemie, shkruan Periskopi.
Ai tha se është i njoftuar që tenderët e Ministrisë që ka drejtuar tanimë kanë shkuar në Prokurori dhe do të hetohen.
Ministri Vitia duke justifikuar çmimet e larta të barnave që i kanë blerë, fajin ua hodhi operatorëve ekonomik në treg./Periskopi












