Vetëvendosje, pak para protestës takohet me Policinë e Kosovës

Vetëvendosje, pak para protestës takohet me Policinë e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje sot do të organizojë edhe një tjetër tubim të madh si “provë” për protestë, e ku të pranishëm pritet të jenë rreth 5 mijë persona. Gjatë ditës së sotme, disa orë para se të mbahet tubimi i paralajmëruar, organizatorë të tij, janë takuar me Policinë e Kosovës.     Siç ka konfirmuar sekretarja […]

Lëvizja Vetëvendosje sot do të organizojë edhe një tjetër tubim të madh si “provë” për protestë, e ku të pranishëm pritet të jenë rreth 5 mijë persona.

Gjatë ditës së sotme, disa orë para se të mbahet tubimi i paralajmëruar, organizatorë të tij, janë takuar me Policinë e Kosovës.

 

 

Siç ka konfirmuar sekretarja organizative e VV-së, Vlora Haxhimehmedi,  takimi është mbajtur në atë formë që mbarëvajtja e protestës të shkojë sa më mirë.

Ajo me anë të një postimi në Facebook, është zotuar se të gjithë pjesëmarrësit në këtë protestë do t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së.

Njoftimi i plotë i saj:

Sot prej orës 17:00 organizojmë provën e radhës për një protestë të mundshme në rrethana pandemie. Kur kërkesa për protestë është tejet e madhe për shkak të zhvillimeve në vend, prova si kjo shtojnë kujdesin dhe sigurinë për organizim në të ardhmen.

Meqenëse prova është në përmasa shumë më të mëdha, ne kemi njoftuar me kohë Policinë e Kosovës për këtë performancë. Pra, në mënyrë që mbarëvajtja të shkojë në mënyrë sa më të mirë ne mbajtëm edhe një takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, z. Major Musli Salihun së bashku me pjestarë të tjerë me ç’rast i diskutuam të gjitha detajet e kësaj prove.

Pjesëmarrësit në këtë provë do t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe ato të Ministrisë së Shëndetësisë. Në sheshet Skenderbe, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, do të kemi përgjegjës të cilët do të i udhëzojnë të gjithë aktivistët tanë nëpër pikat përkatëse. I lusim edhe qytetarët që të iu përmbahen udhëzimeve të njëjta, dhe udhëzimeve të policisë që sot do të jetë së bashku me ne në terren.

Me distancë e me masa mbrojtëse do të performojmë në mënyrë paqësore një protestë të mundshme. Shëndeti publik dhe shëndeti i Republikës janë para se të gjithash.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?