Trazirat në Amerikë: Këshilltari i Sigurisë Kombëtare mohon se në ShBA ka racizëm sistematik

Shumë liderë besojnë se tragjedisë si vdekja e George Floydit – dhe trazirat që shkaktoi ajo – do të vazhdojnë derisa racizmi strukturor në ShBA të çmontohet. Por, kjo duket se nuk është pikëpamja e shumë të tjerëve që janë në pushtet ndër të cilët edhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Robert O’Brien. “Jo, nuk mendoj […]
“Jo, nuk mendoj se ekziston racizmi sistematik,” tha Obrien në një intervistë për CNN, përcjell Periskopi.
“Por, ka disa policë të këqinj që janë racistë dhe ka policë që ndoshta nuk janë trajnuar mirë,” – shtoi më tej ai.
O’Briend deklaroi se policia dhe reputacioni i saj po dëmtohej shumë nga “disa molla të këqija.”
Ai më tej shtoi se nuk e kishte parë një raportim të VICE që thoshte se grupet e së djathtës ekstreme që po përpiqeshin të nxisnin një luftë racore ishin pjesërisht përgjegjës për dhunën në demonstrata.
Kujtojmë se në shumë shtete e qytete të ShBA-ve kanë ndodhur një varg protestash të dhunshme e paqësore pas vdekjes së George Floydit, një burri me ngjyrë. Ai u vra derisa po arrestohej me policinë që shpërfillte ankesën e tij se “nuk po mund të merrte frymë. /Periskopi












