Thaçi: Qeveria ka pasur një qasje jo profesionale dhe të dështuar në rimëkëmbjen ekonomike, nevojitet një politikë e re

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka nevojë për një politikë të re gjithëpërfshirëse në mënyrë që bashkërisht të punohet në rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Thaçi ka kritikuar qeverinë e Kosovës për punën e saj në këtë drejtim, duke thënë se ka pasur një qasje të dështuar dhe joprofesionale. “Për fat të […]
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka nevojë për një politikë të re gjithëpërfshirëse në mënyrë që bashkërisht të punohet në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Thaçi ka kritikuar qeverinë e Kosovës për punën e saj në këtë drejtim, duke thënë se ka pasur një qasje të dështuar dhe joprofesionale.
“Për fat të keq kemi pasur një qasje jo serioze, jo profesionale dhe të dështuar të Qeverisë së Kosovës në veçanti sa i përket rimëkëmbjes ekonomike, por duhet të vazhdohet edhe me implementimin e plotë të investimeve kapitale që kanë qenë në proces dhe natyrisht hapjen e mundësive të tjera të domosdoshme për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe ngritjen e mirëqenes së qytetarëve. Mund të ia dalim me një politikë të re, të qartë dhe më gjithëpërfshirëse tha Presidenti pas takimit me përfaqësuesit e Odave Ekonomike të Kosovës. /Periskopi/












