Thaçi paraqet pamje nga laboratori i drogës dhe akuzon VV-në: Deshën t’i prishnin dëshmitë për to

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka akuzuar sërish Albin Kurtin dhe ‘grupin e tij’, dukë thënë se ata duhet të përgjigjen para drejtëisë. Thaçi ka publikuar pamjet e një laboratori të drogës në Prishtinë, për të cilin mediat kanë raportuar se ishte në pronësi të nipërve të këshilltares së ministers së drejtësisë Nazlije Balaj. Thaçi […]
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka akuzuar sërish Albin Kurtin dhe ‘grupin e tij’, dukë thënë se ata duhet të përgjigjen para drejtëisë.
Thaçi ka publikuar pamjet e një laboratori të drogës në Prishtinë, për të cilin mediat kanë raportuar se ishte në pronësi të nipërve të këshilltares së ministers së drejtësisë Nazlije Balaj.
Thaçi në lidhje me këtë ka akuzuar ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu si dhe ud të ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlen, duke thënë se janë munduar që t’i zhdukin dëshmitë për këtë veprimtari kriminale.
Postimi i Thaçit:
Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë! HTH












