Tërnava kërkon nga besimtarët t’u përmbahen rregullave për parandalimin e koronavirusit

Tërnava kërkon nga besimtarët t’u përmbahen rregullave për parandalimin e koronavirusit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka kërkuar nga të gjithë besimtarët e besimit islam që t’iu përmbahen rregullave dhe kërkesave të Bashkësisë Islame, në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, ndaj virusit COVID-19. Tërnava ka thënë që besimtarët duhet të jenë të kujdesshëm kur të shkojnë në xhami duke ruajtur distancën, […]

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka kërkuar nga të gjithë besimtarët e besimit islam që t’iu përmbahen rregullave dhe kërkesave të Bashkësisë Islame, në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, ndaj virusit COVID-19.

Tërnava ka thënë që besimtarët duhet të jenë të kujdesshëm kur të shkojnë në xhami duke ruajtur distancën, t’i vendosin maskat e tyre, të marrin abdes nëpër shtëpi të tyre si dhe ka kërkuar që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të shkojnë në xhami – që të ruajnë shëndetin e tyre si dhe të tjerët.

“Të gjithë qytetarët treguan një përgjegjësi institucionale dhe që t’ia dalin në mundjen e virusit COVID- 19, sigurisht dhe sot kërkoj nga të gjithë besimtarët që të jenë të kujdesshëm me shkuarjen në xhami, të ruajnë distancën, të vendosin maska që të ndikojmë pozitivisht në ruajtën e shëndetit që mos të përhapet ky virus në Republikën e Kosovës. Kërkojmë që besimtarët të ju përmbahen rregullave, të moshuarit dhe ata që janë më sëmundje kronike të mos vijnë në xhami, në mënyrë që të ruhet shëndeti i tyre. Besojmë që këto rekomandime të respektohen”, ka thënë Tërnava.

Myftiu Tërnava gjithashtu tregoi se ligjërata e së premtes nuk do të zgjas më shumë se 10 minuta.

“Ligjërata mos të zgjas më shumë se 10 minuta. Ne kemi një xhemat të mrekullueshëm që ta kuptojnë se sa shumë rëndësi ka ruajtja e shëndetit publik. Do ta organizojmë faljen e namazit të xhumasë në disa xhami dhe nga dy herë, ku numri i tyre do të jetë edhe i madh – jo në të gjitha xhamitë. Besoj që besimtarët do t’i përfillin të gjitha kërkesat tona“, tha ndër të tjera, myftiu Naim Tërnava.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?