Tenisti më i mirë në botë lobon kundër Kosovës: Daçiq e shpërblen Gjokoviqin

Tenisti më i mirë në botë lobon kundër Kosovës: Daçiq e shpërblen Gjokoviqin

Para gati dy jave, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në një intervistë për Tv Happy kishte pranuar në mënyrë të hapur se në fushatën kundër pavarësisë së Kosovës është i përfshirë edhe tenisti me famë botërore, Novak Djokovic. Daçiq kishte treguar se si Novak Djokovic është shumë i interesuar për të […]

Daçiq kishte treguar se si Novak Djokovic është shumë i interesuar për të lobuar për heqjen të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, Serbia duhet të përdorë sa më shumë emrat e njohur që ka në fushën e diplomacisë, siç është edhe rasti i Novak Djokovic.

“Novak pyetën gjithmonë se çfarë mund të bëjmë. Ai pret me padurim çdo tërheqje të njohjes së Kosovës. Shumë liderë botëror më pyesin për të, dhe unë e telefonova që t’iu dërgonte atyre topa apo një raketë tenisi me një autograf.”, ka thënë Daçiq.

E për gjithë punën që Djokovic ka bërë për të ndihmuar diplomacinë serbe, ka marrë sot mirënjohje nga Ivica Daçiq në “Ditën e Diplomacisë”.

“Këtë vit, unë kam nderit e madh që këtë mirënjohje t’ia jap legjendës së gjallë, Novak Djokovic, që është dëshmi se atletët janë ndoshta ambasadorët më të mirë të vendit tonë në botë”, ka thënë Daçiq gjatë ceremonisë.

Në këtë ceremoni ndërkohë ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i SHBA’së në Serbi, Anthony Godfrey, i cili ka publikuar një fotografi të Daçiq dhe Djokovic.

“Këtë mëngjes, pata nderin që të isha pjesë e pritjes në ceremoninë e shënimit të Ditës së Diploamcisë Serbe, në të cilën ministri Daçiq prezantoi çmimin për Novak Djokovic”, ka shkruar Godrey në llogarinë  e tij në twitter, raporton Gazeta Express.

Ambasadori amerikan ka thënë se pasi ka ndarë fotografitë më stafin e tij, ka zbuluar se në Ambasadën e SHBA’së në Beograd është një fans i madh i Djokovicit.

Godfrey madje ka thënë se fusha e tenisit në rezidencën e tij është në dispozicion kurdo që Djokovic dhe Brandon dëshirojnë për të luajtur./Express/

Jutros sam imao čast da budem na prijemu povodom obeležavanja Dana srpske diplomatije na kojem je ministar Dačić uručio nagradu @DjokerNole. Nakon što sam fotografiju podelio sa svojim timom, pokazalo se da imamo pravog “fanboy” u @USEmbassySerbia. pic.twitter.com/S50KTO6EAr

— Ambassador Anthony Godfrey (@usambserbia) May 29, 2020

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?