Si ndikon fëmijëria në jetën dhe suksesin tuaj

Si ndikon fëmijëria në jetën dhe suksesin tuaj

Shkenca ka vërtetuar se shumë nga ato që na ndodhin në fëmijëri ndikojnë në moshë më të rritur te karakteri dhe formimi ynë. Ja faktet shkencore që lidhin të shkuarën me suksesin e së ardhmes. Shoqërimi sjell punën Aftësitë tuaja sociale në kopsht përcaktojnë nëse do të ndiqni apo jo shkollën, ose nëse do të […]

Shkenca ka vërtetuar se shumë nga ato që na ndodhin në fëmijëri ndikojnë në moshë më të rritur te karakteri dhe formimi ynë. Ja faktet shkencore që lidhin të shkuarën me suksesin e së ardhmes.

Shoqërimi sjell punën

Aftësitë tuaja sociale në kopsht përcaktojnë nëse do të ndiqni apo jo shkollën, ose nëse do të gjeni një vend pune. Kërkuesit nga Universiteti i Pensilvanisë dhe nga “Universiteti Duke” kanë analizuar më shumë se 700 fëmijë kopshti deri në moshën 25-vjeçare.

Ata zbuluan një lidhje të rëndësishme mes aftësive të tyre sociale si fëmijë kopshti dhe suksesit si të rritur dy dekada më vonë. Studimi 20-vjeçar tregoi se fëmijët që ndërvepronin me moshatarët e tyre, që i ndihmonin dhe kuptonin ndjenjat e tyre duke i zgjidhur vetë problemet, kishin më tepër gjasa se të tjerët që të ndiqnin arsimin e lartë dhe të gjenin një punë të mirë.

Prindërit e divorcuar

Nëse prindërit e një fëmije në moshë të re divorcohen, atëherë ai ka gjasa të krijojë marrëdhënie jo të mirë me ta në moshë të rritur. Kjo aplikohej për fëmijët e moshës 3 dhe 5-vjeçare, ku studiuesit treguan mundësinë e vështirësisë së rikrijimit të lidhjes familjare, sidomos me baballarët. Universiteti i Illinoit megjithatë provoi se kjo nuk parashikonte lidhje të këqija dashurore.

Imitimi i prindërve

Nëse në fëmijëri dikush imiton prindërit, studimet zbulojnë se ai/ajo ka gjasa të zhvillojë dëshirën për të menduar se veprimet kanë një lloj qëllimi të panjohur. Kjo e bën atë më të hapur për të ndarë dhe transmetuar kulturën më tej në jetë.

Vajzat ndjekin nënat

Nëse jeni një fëmijë vajzë dhe nëna juaj punon gjatë kësaj kohe, ka gjasa që ju të bëheni në të ardhmen shefe dhe të fitoni shumë para. Këtë e ka zbuluar një studim i Shkollës së Biznesit të Harvardit, ku u vunë re përfitime të rëndësishme te fëmijët që ishin rritur nga nënat që nuk qëndronin në shtëpi.

Sipas kërkimit, vajzat e nënave që punonin, bënin më tepër shkollë dhe kishin gjasa të mbanin një rol supervizues në punë. Po ashtu, ato fitonin 23 për qind më shumë sesa vajzat e rritura nga nënat që qëndronin në shtëpi.

Abuzimi sjell obezitet

Nëse jeni abuzuar seksualisht si fëmijë, keni rrezik më të lartë të bëheni obezë kur të rriteni. Disa studime kanë treguar për lidhjen midis abuzimit seksual dhe eksperiencave të tjera traumatike në fëmijëri dhe çrregullimeve të të ngrënit. Për femrat, rreziku i obezitetit ishte 27 për qind i lartë, ndërsa për meshkujt 66 për qind.

Çapkënëria ju fut në telashe

Nxënësit e gjimnazit që përpiqen të jenë çapkënë dhe të hatashëm, përjetojnë probleme në moshë të rritur. Po ashtu, adoleshentët që sillen më të mëdhenj se mosha e tyre për të fituar popullaritet, kanë gjasa të krijojnë probleme me drogën, alkoolin dhe të përfshihen në sjellje kriminale në moshën 20-vjeçare.

Varfëria dëmton kujtesën

Njerëzit që rriten të varfër dhe që vijnë nga klasat ekonomike të ulëta, përfundojnë me një aftësi më të vogël për të pasur në mendje disa objekte njëkohësisht, sipas Universitetit të Oregonit.

Matematika herët, një avantazh

Një studim i 35 mijë parashkollorëve në SHBA, Kanada dhe Angli, ka zbuluar se kush mëson herët matematikën, mund të ketë një avantazh shumë të madh. Po ashtu, kjo aftësi lidhet edhe me arritjet e ardhshme në lexim.

Dhuna sjell dhunë

Nëse si fëmijë keni parë shumë dhunë në televizor, atëherë ka gjasa të bëheni një i rritur agresiv. Sipas një studimi 15-vjeçar, fëmijët i modelojnë sjelljet e tyre sipas skenave të dhunshme, ku kriminelët shpërblehen për dhunën që shfaqin.

Droga të bën serioz

Nëse rriteni duke parë prindërit që abuzojnë me drogën apo alkoolin, kjo do të ndikojë që në vitet e mëvonshme të silleni si prindi i prindërve tuaj.Duke qenë se kështu lini pas dore edhe fëmijërinë tuaj, do të bëheni shumë seriozë.

Nënë e shkolluar, vajzë e shkolluar

Një studim i vitit 2014 nga psikologia Sandra Tang nga Universiteti i Miçiganit, zbuloi se nënat që përfundonin gjimnazin, kishin më tepër gjasa të rrisnin vajza që bënin të njëjtën gjë.

Nëse ju kanë tallur do e keni të vështirë

Një studim që analizoi fëmijët britanikë nga mosha 7 derisa u rritën dhe u bënë 50 vjeç, zbuloi se fëmijët që viheshin në lojë nga bashkëmoshatarët, kishin marrëdhënie më të vështira me të tjerët, ishin depresivë, në ankth dhe fitonin më pak para.

Bebet që shohin TV, nuk flasin mirë

Duke vëzhguar nënat dhe fëmijët, një studim zbuloi se televizori pakëson komunikimin prind-fëmijë. Po ashtu, prindërit jo të stresuar, rrisnin fëmijë me mirëqenie më të lartë.

Fëmijëria është një pjesë e jetës të cilën nuk mund ta fshini, pasi ajo ndikon pavarësisht dëshirës suaj në jetën si i rritur dhe prej saj varet suksesi që do të keni.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar