SHIKO: Në Karantinën e Konvikteve largohen qytetarët me ‘të njofshëm”, një grua xhiron situatën e tensionuar

Karantina e vendosur nga Qeveria te Konviktet në Prishtinë ka qenë tema më e përfolur që dëshmonte keq-menaxhimin e situatës me koronavirus. Mes ankesash të shumta, protestash, sharjesh e ofendimesh, gjatë ditës së djeshme një i ri nga Gjilani bëri vetëvrasje duke bërë që të ngriten pikëpyetje të reja. Së fundi u mor vesh se […]
Së fundi u mor vesh se për kthimin e tij në Kosovë ishte angazhuar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ndërkohë gazetari Milaim Zeka deklaroi se atë nuk e kishte lënë të kthehej në familje Qeveria Kurti pikërisht për shkak të Hazirit duke e quajtur një gjë të tillë “hakmarrje politike”.
Por, që prej shumë ditësh kanë qarkulluar zëra e dokumente se vendosja në karantinë nuk ishte e vlefshme për të gjithë – ashtu siç pretendonin eksponentët e Vetëvendosjes që së fundi kërkuan karantimin te Konviktet edhe për deputetin Behgjet Pacolli, shkruan Periskopi.
Dhe në mes të tensioneve të shtuara për këtë çështje, për të cilën nuk ka një deklaratë të qartë nga institucionet përgjegjëse, del edhe një video e publikuar nga një grua e paidentifikuar dhe e përcjellur gjithandej në rrjetet sociale.
Ajo xhironte pamjen e largimit të disa të karantinuarve, mesa duket “me të njofshëm” nëse i referohemi situatës.
Gruaja në fjalë pyet autoritetet përgjegjëse se pse po lejoheshin që këta persona të dilnin pa u testuar fare ndërkohë që të tjerët po rrinin mbyllur.
“Kush është përgjegjës për këta që po dalin?” Po du me na dhanë një përgjigjje ju neve. Nuk është kjo real që dalin njerëz. Nëse është një farë ligji, duhet ligj për gjithkon, e jo vetëm për ne. Pyetja kur ta bon ni popull, duhet me iu përgjegj pyetjeve të atynve.” – dëgjohet derisa thotë e shqetësuar ajo.
“Nuk është normal kjo, pa testa me dalë me shku nëpër shpija.” – vazhdon më tej.
“Doktoreshë, duhet me na u përgjigj në pyetje.” – drejtohet më pas edhe një doktoreshe.
“Shkova nesër vijnë kontrollat, edhe bisedojmë.” – ia kthen doktoresha.
Ndërkohë, dëgjohen edhe bërtimat e një personi që konfrontohet me një tjetër (mesa duket polic) për një çështje të paqartë.
“Mos e ço zanin nalt po t’thom, se s’nijë hiç për ty,” – dëgjohet qartë ai derisa i thotë një tjetrit.
https://www.facebook.com/lidhjademokratikerks/videos/2664402463843747/












