ShBA: Në shumë qytete shpërthejnë protesta pas vrasjes së afro-amerikanit nga polici

ShBA: Në shumë qytete shpërthejnë protesta pas vrasjes së afro-amerikanit nga polici

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara kanë shpërthyer protesta pas vrasjes së një afrikano-amerikani në duart e policisë në Minneapolis. Qindra njerëz dolën afër Shtëpisë së Bardhë për të kërkuar drejtësi për vdekjen e George Floyd-it, shkruan “BBC”.. Protesta pati edhe në Minnesota, New York dhe Kaliforni. Një ish-polic është arrestuar dhe kundër tij […]

Qindra njerëz dolën afër Shtëpisë së Bardhë për të kërkuar drejtësi për vdekjen e George Floyd-it, shkruan “BBC”.. Protesta pati edhe në Minnesota, New York dhe Kaliforni.

Një ish-polic është arrestuar dhe kundër tij është ngritur akuzë për vrasje të një personi në ndalim.

Ish-polici Derek Chauvin është shfaqur në video duke ia mbajtur për disa minuta gjurin mbi qafë afrikano-amerikanit derisa ky mbeti pa ndjenja. Polici në fjalë dhe tre të tjerë tashmë janë përjashtuar nga puna.

I dyshuari kryesor për këtë rast pritet të dalë për herë të parë në gjykatë të hënën, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përshkruar incidentin si një gjë të tmerrshme dhe tha se ka biseduar me familjarët e viktimës, për të cilët tha se janë njerëz të mrekullueshëm.

Mes policisë dhe protestuesve pati përleshje të dhunshme në disa qytete, përfshirë qytetet New York, Los Angeles, Chicago, Denver, Houston, Lousville, Phoenix, Columbus dhe Memphis.

Në Atlanta, ndërtesat u dëmtuan dhe një veture të plicisë iu vu flaka përderisa protestuesit u mblodhën afër zyrave të televizionit CNN.

Në Dallas, policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve pasi u sulmua me gurë.

Ky rast e ka shtuar zemërimin e amerikanëve kundër vrasjeve së njerëzve me ngjyrë nga policia.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?