Shala i KMDLNj për Periskopin: Prokuroria të merret me Kurtin, Abazin e Sveçlën, rast i rëndë futja në dhomën e përgjimeve

Presidenti Hashim Thaçi mbrëmë deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ud i ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe zv/kryeministri në detyrë Haki Abazi kanë qëndruar për tri ditë në dhomën e përgjimeve në PTK, pa vendim të prokurorit. Këto deklarime të Presidentit i ka konfirmuar edhe ish-kryeshefi i PTK-së, Bedri Istrefi, shkruan […]
Këto deklarime të Presidentit i ka konfirmuar edhe ish-kryeshefi i PTK-së, Bedri Istrefi, shkruan Periskopi.
E kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe Drejtave të Njeriut, Behgjet Shala veprimin e Kurtit, Sveçles dhe Abazit e konsideron shumë rast të rëndë, ndërsa ka bërë thirrje që prokuroria sa më parë të merret me këtë rast. Sipas Shalës, nëse pretendimet e Presidentit Thaçi konfirmohen, këta zyrtarë të lartë të shtetit e kanë cenuar privatësinë e qytetarëve të Kosovës.
‘’Nëse kanë shkuar sigurisht se e kanë cenuar privatësinë për faktin se nuk lejohet në atë dhomë të shkohet në atë mënyrë pa leje të prokurorit. Mirëpo a kanë shkuar apo jo, ajo duhet të vërtetohet nga prokurori. Prokuroria duhet të reagojë menjëherë duke i thirrë në bisedë presidentin Thaçi por edhe Bedri Istrefin në mënyrë që ata ta dëshmojnë nëse vërtetë kanë shkuar në dhomën e përgjimeve pa pëlqimin e prokurorit të shtetit. Këto janë akuza shumë serioze dhe prokuroria duhet të reagojë menjëherë. Nuk mund të mbetet rasti i pasqaruar, është tepër i rëndë dhe nuk mund t’i lejohet askujt sepse është procedura ligjore që e pamundëson të hyhet në këtë dhomë’’, ka thënë Shala për Periskopin./PERISKOPI/












