Selimi thotë se VV nuk pranon ndonjë afat nga Kushtetuesja që nuk është i shënuar në Kushtetutë

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka thënë se për këtë parti nuk do të jetë i pranueshëm ndonjë afat që do të vendos Gjykata Kushtetuese. Selimi, në “Debat Plus” ka thënë se gjyqtarët e Kushtetueses janë njerëz që janë zgjedhur nga Kuvendi dhe mund të gabojnë. Ai thotë se s’ka si të […]
Selimi, në “Debat Plus” ka thënë se gjyqtarët e Kushtetueses janë njerëz që janë zgjedhur nga Kuvendi dhe mund të gabojnë.
Ai thotë se s’ka si të pranohet një vendim i padrejtë. Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese vetëm interpreton Kushtetutën dhe nuk bënë ndonjë amandamentim të Kushtetutës.
“Disa herë është bërë me të drejtë kjo pyetje. Dhe përgjigjja s’ka si të jetë e ndryshme. Nëse vendimi i Kushtetueses mund të merrej jo në përputhje me Kushtetutën atëherë s’ka si të jetë i pranueshëm.Nëse Kushtetuesja vendos ndonjë afat që nuk është i përshkruar në Kushtetutë ne do të kërkojmë ku është i shënuar ai në Kushtetutë”, tha ndër të tjera Rexhep Selimi.












