Rrëfimi i infermieres së Infektivës që nuk e ka takuar familjen që tre muaj

Rrëfimi i infermieres së Infektivës që nuk e ka takuar familjen që tre muaj

12 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve. Por, dita e tyre ata i gjeti në punë duke luftuar me pandeminë Covid-19. Arbërore Mërlaku që është infermiere në Klinikën Infektive në QKUK tash e pesë vjet ka treguar se sa e vështirë ka qenë të punojë këto ditë duke qenë në vijën e parë të luftës […]

Arbërore Mërlaku që është infermiere në Klinikën Infektive në QKUK tash e pesë vjet ka treguar se sa e vështirë ka qenë të punojë këto ditë duke qenë në vijën e parë të luftës me koronavirusin.

“Roli i infermierit vlerësohet lart në sistemin shëndetësor, sepse ka për qëllim që të mbrojë shëndetin, të kryejë punën me nder, humanizëm dhe profesionalizëm. Ka qenë vështirë për shkak se bagazhi i punës gjatë kësaj kohe ka qenë jashtëzakonisht i madh. Dua të falënderoj vullnetarët dhe infermierët e klinikave të tjera që janë bashkangjitur për mposhtjen e këtij virusi”.

Infermierja e Klinikës Infektive ka rrëfyer në Edicionin Special në Klan Kosova se nuk e ka takuar familjen e saj tash e tre muaj, për shkak të frikës se mund t’i rrezikojë ata.

“I kam marrë të gjitha masat, kam qenë në vetizolim. Që tre muaj nuk e kam takuar familjen – që nga shfaqja e rastit të parë me virus në Kosovë – për shkak që kam dashur ta shmangë familjen, farefisin dhe miqtë që të mos përcjellë ndonjë rrezik të mundshëm te ta”.

Ajo ka treguar se puna në Klinikën Infektive ka vazhduar me orarin e rregullt 12-orësh.

“Kemi punuar me orar të rregullt që është 12 orë, për shkak se më shumë orë do të ishte më shumë lodhje për shkak të volumit të madh të punës, më shumë rrezik dhe stres. Kemi vazhduar me orarin e rregullt – 12 orë ditën dhe 12 orë në ndërrimin e natës”.

Mërlaku ka thënë se profesioni që ajo ushtron nuk vlerësohet sa duhet në Kosovë.

“Profesioni i infermierit është i diskriminuar duke filluar nga nivelizimi i pagave, pastaj jemi të diskriminuar që 20 vjet edhe për koeficientin apo shkollimin që ne e kemi superior apo përvojën e punës”.

“Nuk është luftuar mjaftueshëm për ne infermierët që të arrijmë nivelizimin e duhur të koeficientit. Ne infermierët jemi shtylla në sektorin shëndetësor dhe nuk e kemi merituar nivelizimin e pagave që e kemi”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?