Prishtina me qendër të qëndrimit ditor për persona me dëmtime intelektuale

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë bërë me qendër të qëndrimit ditor për persona me dëmtime intelektuale. Këtë lajm e ka dhënë drejtori i Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj. “Sot ka qenë një prej ditëve më të lumtura kur së bashku me Kryetarin Shpend A. Ahmeti ishim për të parë hapësirat […]
Këtë lajm e ka dhënë drejtori i Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj.
“Sot ka qenë një prej ditëve më të lumtura kur së bashku me Kryetarin Shpend A. Ahmeti ishim për të parë hapësirat ku do bëhet qendra e qëndrimit ditor për persona me probleme mendore. Kjo qendër do menaxhohet nga Klub House Dëshira e udhëhequr nga Dr. Nusret Shillova, e cila organizatë tash e gati se 20 vjet me shumë vështirësi i ka qëndruar pranë këtij komuniteti. Qendra do renovohet dhe shumë shpejt do jetë në shërbim të këtij komuniteti”, ka shkruar Kukaj.












