Presidenti amerikan Trump kërcënon se do t’i mbyllë rrjetet sociale

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar “për rregullim të fuqishëm” ose mbyllje të platformave të rrjeteve sociale që nuk përmbushin standardet e tij për balancim ideologjik. Kjo erdhi vetëm një ditë pasi Twitteri, për të parën herë, vendosi një etiketë paralajmëruese në një varg postimesh të Trumpit se ai mund të ishte duke shpërndarë gënjeshtra […]
Kjo erdhi vetëm një ditë pasi Twitteri, për të parën herë, vendosi një etiketë paralajmëruese në një varg postimesh të Trumpit se ai mund të ishte duke shpërndarë gënjeshtra rreth mënyrës së votimit me e-mail.
“Republikanët besojnë që Platformat e Mediave Sociale totalisht po i heshtin zërat e konservatorëve,” shkroi Trump në Twitter në mëngjesin e sotëm. “Ne do t’i rregullojmë fuqishëm, ose do t’i mbyllim krejtësisht, para se të lejojmë që diçka e tillë të ndodhë.”
Trump në të kaluarën ka bërë kërcënime ndaj censurës së mediave por nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim, përcjell Periskopi nga The Guardian.
Në një vendim të gjykatës federale në vitin 2018 ishte thënë se presidenti nuk mund të bllokonte njerëz në Twitter, sepse kjo shkilte amandamentin e parë të të drejtës për të marrë pjesë në “forum publik”.
Twitter kishte vendosur linqe në postimet e Trumpit në Twitter duke i ftuar ata që të “merrnin faktet për mënyrën e të votuarit me e-mail”. /Periskopi












