Pas skandalit, shkarkohet nga pozita e kryemyftiut të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi

Anëtarët e BFI-së Reisul kanë shkarkuar nga pozita e kryemiftiut, Sulejman Rexhepin, pas skandalit të para disa ditësh. Pas Rexhepit ushtrues detyre u vendos myftiu i rajonit të Gostivarit Shaqir Fetahu, raporton Periskopi. Sulejman Rexhepi ka mbi 15 vite që qëndron në krye të BFI-së ndërsa disa herë ka pasur tentime të pasukseshme për ta […]
Anëtarët e BFI-së Reisul kanë shkarkuar nga pozita e kryemiftiut, Sulejman Rexhepin, pas skandalit të para disa ditësh.
Pas Rexhepit ushtrues detyre u vendos myftiu i rajonit të Gostivarit Shaqir Fetahu, raporton Periskopi.
Sulejman Rexhepi ka mbi 15 vite që qëndron në krye të BFI-së ndërsa disa herë ka pasur tentime të pasukseshme për ta larguar atë nga karrigia e udhëheqësit të këtij institucioni.
Kohëve të fundit ai u bë temë aktive e mediave për shkak të martesës me një vajzë rreth 50 vjet më të re se ai.
Ndërkaq para 2 javësh u publikua një video ku shihej se si udhëheqësit e medreses së Shkupit dhe disa familjar të Sulejman Rexhepit e shanin heroin tonë kombëtarë, Komandantin Legjendarë, Adem Jasharin./Periskopi/












