Pas kërkesës së VV-së, KQZ-ja thotë se për zgjedhjet në Podujevë vendosin institucionet tjera

Pas kërkesës së VV-së, KQZ-ja thotë se për zgjedhjet në Podujevë vendosin institucionet tjera

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një kërkesë në KQZ ku kërkojnë që zgjedhjet për kryetar të Podujevës të mbahen me 14 qershor 2020, por këtë kërkesë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari po e konsideron presion në kohë pandemie. “Po duket që Vetëvendosje e ka gabuar adresën me atë kërkesë pasi që KQZ […]

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një kërkesë në KQZ ku kërkojnë që zgjedhjet për kryetar të Podujevës të mbahen me 14 qershor 2020, por këtë kërkesë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari po e konsideron presion në kohë pandemie.

“Po duket që Vetëvendosje e ka gabuar adresën me atë kërkesë pasi që KQZ nuk është institucion që cakton kohën kur mbahen zgjedhjet, por po shihet se është një formë presioni që kjo parti bën ndaj institucioneve të vendit. Si do që të jetë unë pres që vlerësimin për mbajtjen apo jo të zgjedhjeve duhet ta vendosin IKSHPK-ja, Ministria e Shëndetësisë e pastaj Presidenti ta caktojë datën e zgjedhjeve. Për ne si administratë komunale dhe si parti politike më të rëndësishme janë jetët e njerëzve se data e zgjedhjeve”, deklaroi Rudari për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

Valmir Elezi nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve thotë se ky institucion do t’i përmbushë detyrat e veta ligjore por se sipas tij për shëndetin publik vendos dikush tjetër.

“Sikurse në të kaluarën KQZ do t’i përmbush detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore. Ndërkaq në lidhje me situatën specifike në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, ne nuk mund të japim një përgjigje për aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve pasi janë institucionet tjera përkatëse dhe profesionale që e kanë fushë të përgjegjësisë së tyre”, deklaroi Valmir Elezi.

Kujtojmë që më 14 mars Presidenti pezulloi mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?