Nuk punoi e nuk harxhoi: Këto janë shpenzimet e Kurtit që tregojnë kujdes me paranë publike dhe mos-punë

Nuk punoi e nuk harxhoi: Këto janë shpenzimet e Kurtit që tregojnë kujdes me paranë publike dhe mos-punë

Ekspozenë për 100-ditëshin e parë të kësaj qeverie, kryeministri Albin Kurti e ka bërë më 13 maj. Ai fjalimin e tij të gjatë e kishte orientuar për ta kritikuar partnerin e koalicionit, LDK-në, për prishjen e marrëveshjes së bashkëqeverisjes. Qeveria e Kosovës është votuar më 3 shkurt. Rreth 50 ditë pas LDK-ja ka iniciuar mocion […]

Albin Kurti para pak ditësh ka mbushur 100 ditët e para si shef i Qeverisë së Kosovës, e prej 100 ditëve gjysmën apo saktësisht 49 i ka vetëm në detyrë, pasi më 25 mars është shkarkuar me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës.

Kështu Qeveria Kurti është ndër qeveritë më jetëshkurtër që nga paslufta në Kosovë.

Edhe përkundër që është qeveria më jetëshkurtër, kjo qeveri nuk është kursyer që të bëjë shpenzime nga “xhepi” i shtetit më të varfër në rajon.

Këto shpenzime mund të cilësohen edhe si më të ulëtat që janë bërë deri më tash, mirëpo edhe aktivitete e Kurtit nuk kanë qenë të mëdha. Ai për 100 ditë ka dalë pak herë jashtë vendit, e prej tyre më të rëndësishmet janë udhëtimi për Shqipëri dhe Gjermani.

Sipas dokumenteve që ka siguruar FaktePlus, nga kërkesa për qasje në dokumente shihet se për paga, bileta të udhëtimit jashtë vendit, akomodim gjatë udhëtimit jashtë vendit dhe shpenzime të telefonisë, qeveritarët kanë marr nga buxheti i shtetit 77 mijë e 200 euro e 64 cent.

Vetëm kabineti i Albin Kurtit për 100 ditë qeverisje ka shpenzuar mbi 45 mijë euro.

Kabineti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për bileta të udhëtimit jashtë vendit kanë shpenzuar 1 mijë e 144 euro.

Zyrtarët kur udhëtojnë jashtë vendit sigurohen që të kenë edhe akomodim. E vetëm për akomodim jashtë vendit kabineti i Kurtit ka shpenzuar nga buxheti i shtetit 801 euro.

Për këto udhëtime jashtë vendit, kabineti i Kurtit mori edhe mëditje.

Vetëm për mëditjet e kabinetit jashtë vendit, janë dhënë 273 euro.

E ky kabinet ka harxhuar hiç më pak se 1 mijë e 951 euro nga buxheti për telefon.

Shpenzime në udhëtime, mëditje, telefona e paga ka bërë edhe kabineti i zëvendëskryeministrit, Haki Abazi.

Veç për telefon kabinetit i Haki Abazit shpenzoi 1 mijë e 141 euro, ndërkaq pagat fikse sipas të dhënave për zyrën e tij, janë 15 mijë e 663 euro.

Gjithsej, kabineti i tij ka harxhuar 16 mijë e 663 euro brenda kësaj periudhe qeverisëse.

Nga këto shpenzime nuk ka shpëtuar edhe Avdullah Hoti.

Kabineti i zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, i cili menjëherë pas mocionit u shkarkua nga Kurti, i ka harxhuar 15 mijë e 300 euro e 15 cent.

Në gjithë këtë, për bileta janë harxhuar 432 euro, për akomodim jashtë vendit 1 mijë e 488 euro dhe për mëditje 756 euro.

Kurse sa i përket shpenzimeve telefonike nuk ka të dhëna. Ndërsa për pagat fikse janë dhënë 12 mijë e 432 euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?