Nuk përmbahet Haki Abazi: Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër

Zv.kryeministri në detyrë, Haki Abazi ka reaguar pasi presidenti Hashim Thaçi sonte në Debat Plus tregoi se Kurti, Sveçla dhe Abazi kishin bërë shkelje flagrante duke hyrë për tri ditë rresht në dhomën e përgjimeve në PTK, transmeton Periskopi. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta nga njerëzit e VV’së. ”Thaçi është rrenc dhe njeri […]
Zv.kryeministri në detyrë, Haki Abazi ka reaguar pasi presidenti Hashim Thaçi sonte në Debat Plus tregoi se Kurti, Sveçla dhe Abazi kishin bërë shkelje flagrante duke hyrë për tri ditë rresht në dhomën e përgjimeve në PTK, transmeton Periskopi.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta nga njerëzit e VV’së.
”Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër’’, është reagimi i Abazit në Facebook.
Presidenti sonte bëri disa deklarata bombastike, ku ndër to ishte edhe se familjarë të Albulena Haxhiut kanë laborator droge./PERISKOPI/












