Mungesa e konkurencës kishte bërë që të rriteshin çmimet vitin e kaluar

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka treguar se çmimet në Kosovë janë ngritur për 2.7 për qind në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018. Sipas IHÇK-së, që të premten është publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ngritje më të madhe të çmimeve ka pasur tek buka, drithërat, mishi, perimet, qumështi, djathi, […]

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka treguar se çmimet në Kosovë janë ngritur për 2.7 për qind në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018. Sipas IHÇK-së, që të premten është publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ngritje më të madhe të çmimeve ka pasur tek buka, drithërat, mishi, perimet, qumështi, djathi, vezët, kafja e çaji. Norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2019, sipas ASK-së, ishte 2.7 qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2019 ishte më i lartë në një mesatare prej 2.7 për qind krahasuar me vitin 2018”, thuhet në këtë publikim, shkruan KOHA.

Sipas të dhënave të ASK-së, që nga viti 2011, kur çmimet ishin ngritur për 7.3 për qind, kjo është ngritja më e madhe e çmimeve që ka ndodhur në Kosovë.

Hulumtuesi në Institutin GAP, Blendi Hasaj, ka thënë se ngritjen më të theksuar e kishin çmimet e ushqimit dhe pijeve me rreth 5.4 për qind.

“Ngritja e çmimeve ishte e menjëhershme dhe më dominuese në gjashtëmujorin e parë pas vënies së tarifës ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”, ka theksuar Hasaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?