Molliqaj kërkon që masat të hiqen plotësisht: Thotë se protesta tregon se masat kundër pandemisë ishin për poena politikë

Molliqaj kërkon që masat të hiqen plotësisht: Thotë se protesta tregon se masat kundër pandemisë ishin për poena politikë

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, ka kritikuar planin e Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen e protestave në kohën e masave kufizuese të vendosura nga vet Qeveria Kurti. Molliqaj thotë se të gjithë qytetarëve do të duhej tu hiqej kufizimi i lëvizjes, edhe i atyre që nuk protestojnë. Përmes Facebook-ut Molliqaj ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e […]

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, ka kritikuar planin e Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen e protestave në kohën e masave kufizuese të vendosura nga vet Qeveria Kurti.

Molliqaj thotë se të gjithë qytetarëve do të duhej tu hiqej kufizimi i lëvizjes, edhe i atyre që nuk protestojnë.

Përmes Facebook-ut Molliqaj ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e pandemisë, ndërsa ka thënë se Albin Kurti e Besnik Bislimi duhet të japin përgjegjësi që nuk po i përgjigjen çështjes së rimëkëmbjes ekonomike, përcjell Periskopi.

Ky është postimi i plotë i Dardan Molliqajt në Facebook:

Vetëvendosje po planifikon të mbaje proteste në prag të vendimit që do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese. Shumë mirë që po e shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike. Tash, pasi haptazi po e shfaqin standardin e dyfishtë duke organizuar protesta, por në kundërshtim me masat kufizuese të cilat i kanë vendosur vet, ka ardhur koha që keto masa të hiqen plotësisht.

Rruga që ka zgjedhur qeveria për t’u mbrojtur nga pandemia është dritëshkurtër. Halli i vetëm i tyre është dukja para opinionit publik.

Masat e rrepta kufizuese, të paktën do të duhej të shoqëroheshin me sa më shumë testime. E kundërta ka ndodhur, masat kufizuese, edhe pse të gabuara në rreptësinë e tyre, ishin diskriminuese ne zbatim. Karantina në Qendrën e Studentëve nuk duhet të kalojë pa një hetim gjithëpërfshirës. Shkeljet e diskriminimet aty kanë nisur që prej selektimit të personave, deri tek kohëzgjatja e qëndrimit e trajtimi në karantinë.

Ndërhyrjet në ekonomi në anën tjetër jane tejet të pamjaftueshme. Mosndërhyrja në kohën e duhur me masa ekonomike do t’i kushtoj shumë ekonomisë, e për këtë duhet mbajtur përgjegjës Kurti e Bislimi, pavarësisht se në çfarë pozicioni mund të jenë nesër.

Përtej oportunizmit elektoral, nuk ka asnjë kuptim hapja e xhamive para shkollave e kafeneve. Në këto të parat frekuentojnë në masa të madhe persona të moshës së tretë, që janë më të rrezikuar nga virusi. Ndërkaq, kafenetë e gastronomia përveç që janë aktivitet kyç ekonomik, nuk i mbledhin në hapësirë të mbyllur me të rrezikuarit.

Duke instrumentalizuar shoqërinë civile, Qeveria Kurti ka organizuar protestë kur masat ishin ende tejet të rrepta, kur njerëzit arrestoheshin e futeshin në karantinë pse kishin dalë për nevojat e tyre. Edhe sot është njëjtë, masat janë në fuqi nga Qeveria, vetë ajo ndërkaq po proteston. Masat duhet të hiqen për të gjithë! Edhe ata qe nuk protestojnë për ta mbrojtur qeverinë janë qytetarë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?