Merret vendim: Më 30 maj hiqen gjitha karantinat në Kosovë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që nga 30 maji të shfuqizohet vendimi për karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll. Në mbledhjen e 35-të të Qeverisë, u vendos që personat që gjenden në karantinë në këto dy hapësira, duhet të testohen dhe të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme. […]

Në mbledhjen e 35-të të Qeverisë, u vendos që personat që gjenden në karantinë në këto dy hapësira, duhet të testohen dhe të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme.

Është vendosur po ashtu që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të obligohen të vetizolohen për 14 ditë, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore.

“Ministria e Shëndetësisë obligohet të sigurojë që personat që gjenden në karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll, t’i testojë për Covid-19 dhe të njëjtit të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse. Në vijim, të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen të vetizolohen për 14 ditë të ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse”, thuhet në njoftim të Qeverisë me të cilin bëhet e ditur se edhe të gjitha vendimet tjera që kanë rregulluar procedurat e karantinës shfuqizohen.

Në arsyetim të vendimit thuhet se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake sipas konstatimeve të IKSHPK-së dhe zyrës së OBSH-së në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?