Mendimet më të shpeshta të burrave para seksit

Mendimet më të shpeshta të burrave para seksit

Sikur grave t’u jepej mundësia të lexonin mendimet e burrave para seksit, do të kishin një pamje shumë më të qartë të romancës së tyre në çift. Meqë partneri s’jua thotë dot me zë të lartë, mendimet më të shpeshta të meshkujve pak para seksit, i gjeni këtu. Sa seksi që është! Nëse nuk mendoni se […]

Sikur grave t’u jepej mundësia të lexonin mendimet e burrave para seksit, do të kishin një pamje shumë më të qartë të romancës së tyre në çift. Meqë partneri s’jua thotë dot me zë të lartë, mendimet më të shpeshta të meshkujve pak para seksit, i gjeni këtu.

Sa seksi që është!

Nëse nuk mendoni se partneri është shumë joshës përpara seksit, atëherë çfarë dreqin mendoni? Tërheqja seksuale është pjesa më e rëndësishme e një jete seksuale të shëndetshme, që ndikon edhe tek marrëdhënia në çift.

Nëse nuk ju ndodh të mendoni kështu, bëni mirë të shkëputeni sa jeni në kohë.

Shpresoj të rezistoj!

Ky është mendimi më i rëndësishëm lidhur me performancën seksuale, sepse çdo mashkull e ka të nevojshme të kënaqë partneren e tij. Askush nuk dëshiron që gjithçka të mbarojë brenda 1 minute dhe pastaj, askush nuk do të kalojë një ditë të tërë duke menduar sa keq që shkoi apo ‘jam i paaftë’.

Me ç’pozicion të fillojmë?

Përgjigja e kësaj pyetjeje është edhe në varësi të humorit. Çdo kënd apo pozicion ka avantazhet dhe disavantazhet e veta për partnerët. Ky është një mendim që e kanë të gjithë, gjithmonë. Edhe nëse partnerja mund të preferojë pozicionin klasik, një mashkull e ka gjithmonë mendimin se, ndoshta mund të ndryshojnë pozicion këtë herë.

A u lava sot?

U ndodh të 2 partnerëve që kur të jenë gati për të kryer marrëdhënie, ta pyesin veten nëse janë larë apo jo atë ditë. Nëse janë të pastër, ndihen më të lirshëm dhe kanë një performancë më të mirë.

Po sikur asaj të mos i pëlqejë?

Vetëm partnerët egoistë nuk e mendojnë se çfarë mund t’i pëlqejë partneres së tyre. Por edhe nëse janë vërtet shumë egoist, nuk do ta lënë pas dore këtë pjesë, pasi fakti që e kënaqin të dashurën i bën të ndihen më mirë me veten. Një ‘kampion’ në krevat!

A ta provoj të eksperimentoj me të?

Sa më shumë të krijoni afrimitet me partnerin, aq më të lirshëm ndiheni për të eksperimentuar me pozicionet seksuale. Dhe çdo herë, për meshkujt ekziston dyshimi në duhet të provojnë apo jo një pozicion të ri me të dashurën e tyre?

Mezi po pres!

Ndonjëherë, padurimi është ndjenja më seksi! Tregojini partnerit se mezi po prisni të jeni me të! Do t’i ndizni!

Lum si unë!

Sepse me aq shumë peripeci që ka odisea e një dite për t’ia mbërritur mbrëmjes në krevat me një femër, duket gati e pabesueshme për meshkujt! (Megjithatë, vazhdoni të bëni të vështirën)

A jemi të mbrojtur?

Seksi i sigurtë nuk është kurrë i mbivlerësuar! As nëse keni 5 vjet bashkë!

A kemi kohë?

Koha është stresi më i madh dhe kur bëhet fjalë për seks, asgjë nuk duhet ta prishë komoditetin!

Burimi: The Richest

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar