Matoshi sulmon vendimin e Kurtit me dokument: Vendimi për “reciprocitetin shtesë” ishte marrë nga Haradinaj

Ish gazetari dhe ish këshilltari politik i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, ka nxjerrë për publikun një dokument në të cilën tregohet se vendimin për “reciprocitetin shtesë” të marrë nga Kurti sot, e kishte marrë Haradinaj shumë kohë më parë. Matoshi madje ka deklaruar se Kurti e kishte shfuqizuar këtë vendim më 1 prill, për ta […]
Matoshi madje ka deklaruar se Kurti e kishte shfuqizuar këtë vendim më 1 prill, për ta marrë pastaj sërish sot.
Ky vendim ndalon importin e mallrave nga Serbia nëse nuk respektohet emërtimi “Republika e Kosovës”. Kurti ka thënë se edhe emri “Kosovë” është kushtetues por kjo gjë nuk mjafton pas vendimit të fundit të Serbisë që të lejojë vetëm emërtimin “Republika e Serbisë”, transmeton Periskopi.
Në vendimin e Haradinajt (pika 3, shih dokumentin në postimin e Matoshit” ndërkohë thuhet si vijon:
“Obligohet Dogana e Republikës së Kosovës që të ndalojë importin dhe hyrjen në treg të të gjitha produkteve të cilat në etiketën apo deklaracionin e tyre kanë përmbajtjen e: “Importues/Distributor/Përfaqësues apo edhe ndryshe, për dhe në “Kosovë e Metohi”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosovo Rezoluta 1244” sikurse edhe ato në të cilat përdorin vetëm emrat e qyteteve pa emrin e shtetit, apo edhe çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin kushtetues të Republikës së Kosovës.”
Matoshi e ka quajtur një veprim të tillë nga Kurti si “hipokrit dhe populist”.
Statusi i plotë:
Hipokrizia
Apo: Sindromi i Vitit Zero!
Njerëz, bâhuni veç ni çast neutralë, e lexone këtë vendim të Ramush Haradinajt, në cilsinë e Kryeministrit, e vnonja ménen se çka po thotë në pikën tre!
Këtë vendim e ka shfuqizu Albin Kurti më 1 prill, 2020!?
Dhe i njâjti njeri, mbramë vonë e “shet’ ni vendim të tij, kinse si masë reciprociteti ndaj Serbisë!???
P.S.
Kush do me pa, sheh, kujt i âsht shpërla truni, merr hez e pshtynë venin e vet dhe njerëzit e tij!?
Përndryshe ministrat e LDK -së nuk kanë votu fare, që dmth se vendimet e Kurtit janë ilegale e t’nianshme!
Kurti me ‘Njeriun e Ri’ kundër ‘Regjimit të Vjetër’.
Hipokrizi dhe populizëm!












