Markoviq: Nuk i japim llogari Serbisë pse nuk e hapëm kufirin me të

Markoviq: Nuk i japim llogari Serbisë pse nuk e hapëm kufirin me të

Kryeministri i Mali të Zi Dushko Markoviq tha sot se vendimi i qeverisë për hapjen e kufijve, i cili aktualisht përjashton Serbinë dhe disa vende të rajonit, është bërë në përputhje me “standardet epidemiologjike” dhe hodhi poshtë pretendimet se ishte i motivuar politikisht. “Nuk ka zemërim kur bëhet fjalë për shëndetin kombëtar. Ne dëshirojmë që […]

Kryeministri i Mali të Zi Dushko Markoviq tha sot se vendimi i qeverisë për hapjen e kufijve, i cili aktualisht përjashton Serbinë dhe disa vende të rajonit, është bërë në përputhje me “standardet epidemiologjike” dhe hodhi poshtë pretendimet se ishte i motivuar politikisht.

“Nuk ka zemërim kur bëhet fjalë për shëndetin kombëtar. Ne dëshirojmë që Serbia të dalë sa më shpejt nga kjo situatë. Ne nuk duam t’i japim llogari askujt,” tha Markoviq në Parlamentin e Malit të Zi.

Mali i Zi do të hapë kufijtë e tij për nëntë anëtare të BE-së dhe Shqipërinë në fillim të qershorit. Mundësia e hapjes së kufijve për “disa vende të tjera të rajonit” është njoftuar deri në momentin e urdhrit për hapjen e kufijve, por nuk specifikohet se cilat shtetet janë, transmeton KosovaPress.

Markoviq tha se ai nuk e di arsyen e deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e karakterizoi vendimin e Podgoricës si politik.

Beogradi zyrtar protestoi ashpër ndaj vendimit të autoriteteve në Podgorica. Mbrëmë, një ditë pas vendimit të qeverisë malazeze, Serbia vendosi të ndalojë uljen e aeroplanit të kompanisë ajrore kombëtare të Malit të Zi në aeroportin e Beogradit.

Markoviq tha se nuk kishte bisedime me autoritetet në Serbi në lidhje me vendimin për kufijtë, dhe vlerësoi se Mali i Zi “nuk duhet të kërkojë një mendim se çfarë do të bëjë me atë që është në interes të tij”.

Markoviq shtoi se Mali i Zi do të jetë i hapur për qytetarët serbë kur ai vend të përmbush kriteret epidemiologjike 25 pacientë për 100,000 banorë.

Duke komentuar ndalimin e uljes në linjën ajrore të Malit të Zi, Markoviq tha se ishte një vendim “i pavarur dhe sovran” i Serbisë, të cilin Mali i Zi “e respekton”.

“Ne do të shohim se çfarë fshihet pas saj dhe sa do të zgjasë,” shtoi ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?