Lushtaku: Grupet e para të UÇK-së në Shqipëri i dërgoi për stërvitje Qeveria e Bukoshit

Lushtaku: Grupet e para të UÇK-së në Shqipëri i dërgoi për stërvitje Qeveria e Bukoshit

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka folur për aktivitetin e tij në luftën e UÇK-së. Lushtaku i cili është ndër themeluesit e UÇK-së, thotë se grupet e para në Shqipëri u dërguan për stërvitje me urdhër të qeverisë së Bujar Bukoshit. “Nuk e di nëse urdhrin e […]

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka folur për aktivitetin e tij në luftën e UÇK-së.

Lushtaku i cili është ndër themeluesit e UÇK-së, thotë se grupet e para në Shqipëri u dërguan për stërvitje me urdhër të qeverisë së Bujar Bukoshit.

“Nuk e di nëse urdhrin e ka dhënë Ibrahim Rugova, por ishte koha e LDK-së ku pak a shumë të gjithë shqiptarët e Kosovës ishin në Lidhjen Demokratikë sepse kanë qenë dy rrugë. O me LDK-në o me Serbinë. Edhe unë vet kam qenë në LDK bashkë me familje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës thotë se ka dëgjuar për FARK-un por nuk ka takuar ndonjë ushtarë t’i ketë thënë që është pjesë e atij grupi.

“Adem Jashari ka qenë komandant i të gjithë neve. Në Drenicë LDK-ja e asaj kohe ka qenë përkrahë neve dhe na ka ndihmuar. Edhe ne kemi qenë krah tyre dhe i kemi ndihmuar. Në Drenicë nuk ka pasur FARK dhe ushtri tjetër pos UÇK-së”.

Lushtaku thotë se komunikimet me LDK-në dhe Ibrahim Rugovën asnjëherë nuk kanë munguar por sipas tij, Rugova me kohë kishte zgjedhur rrugën paqësore e që këta nuk kanë qenë dakord me atë rrugë.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës thotë se edhe me Gani Gecin ka pasur raporte të mira deri në momentin kur është vra Abedin Rexha-Sandokani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?