LDK bojkoton mbledhjen e Vjosa Osmanit bashkë me partnerët e koalicionit

LDK bojkoton mbledhjen e Vjosa Osmanit bashkë me partnerët e koalicionit

Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me partnerët e koalicionit AAK-në dhe NISMA-n e kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendi të Republikës së Kosovës në të cilën janë shqyrtuar disa çështje administrative që ndërlidhen me aspekte të brendshme të funksionimit të Kuvendit. Në takim nuk ka marrë pjesë Arben Gashi i LDK’së, Daut […]

Në takim nuk ka marrë pjesë Arben Gashi i LDK’së, Daut Haradinaj i AAK’së e Haxhi Shala i NISMA’s, meqë partia e drejtuar nga Isa Mustafa ka arritur koalicion me Fatmir Limajn e Ramush Haradinajn për krijimin e qeverisë së re në rast se Kushtetuesja vendos për të mos shkuar në zgjedhje të reja.

Nuk dihet nëse një bojkot i tillë ndërlidhet me përplasjet e fundit të Osmanit me partinë e saj si pasojë e rreshtimit të kryekuvendares në krah të Kurtit sa i përket dekretit të presidentit Hashim Thaçi me të cilin ka nominuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, kishte thënë se një sjellje e tillë e Osmanit nuk është korrekte karshi elektoratit të LDK’së dhe bashkëpartiakëve. Madje Haki Rugova kishte thënë se Vjosa Osmani nuk është më në LDK.

Në takimin e thirrur nga Vjosa Osmani ka marrë pjesë Arbërie Nagavci e VV’së, Memli Krasniqi i PDK’së, Slavko Simiç i Listës Serbe dhe Fikrim Damka nga komunitetet./Express/

Njoftimi i plotë i Kuvendit:

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryetares dr. Vjosa Osmani, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar një varg çështjesh që lidhen me aspekte të brendshme të punës dhe funksionimit të Kuvendit.

Kështu, me iniciativën e kryetares Osmani, Kryesia miratoi vendimin për reduktimin e shpenzimeve të telefonisë mobile, asaj fikse dhe reprezentacionit, si për stafin politik, ashtu edhe për administratën e Kuvendit.

Po ashtu, Kryesia njëzërimiratoi Rregulloren për rendin dhe qasjen e  mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, e hartuar në koordinim me përfaqësuesit e mediave dhe miratimit paraprak të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), si dhe mbështetjen e NDI-së.

U miratua gjithashtu edhe raporti i shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020, konform rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Transfere, ndërsa kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të rishikuar për vitin 2020, u procedua në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.

Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?