Kurti i quan gënjeshtra akuzat e Thaçit për dhomën e përgjimeve

Kreministri në detyrë Albin Kurti, i ka quajtur genjeshtra akuzat e Presidentit Hashim Thaçi i cili tha se Kurti bashkë me Xhelal Sveçlën e Haki Abazin kanë hyrë për tri ditë në dhomën e përgjimeve në PTK. Kurti tha se kryeprokurori duhet ta intervistojë Thaçin, në lidhje me këtë çeshtje. “Ato janë gënjeshtra, janë shpifje. […]
Kreministri në detyrë Albin Kurti, i ka quajtur genjeshtra akuzat e Presidentit Hashim Thaçi i cili tha se Kurti bashkë me Xhelal Sveçlën e Haki Abazin kanë hyrë për tri ditë në dhomën e përgjimeve në PTK. Kurti tha se kryeprokurori duhet ta intervistojë Thaçin, në lidhje me këtë çeshtje.
“Ato janë gënjeshtra, janë shpifje. Problemi me gënjështarët është se nuk mund të gënjejnë njëherë, duhet të genjejnë përditë e mandej duhet të genjejnë disa herë në ditë. Duket se këtyre proaginistëve të aferës ‘Pronto’ iu ka ngelur mendja tek përgjimet, atëhërë kur e ushtronin italishten të filmave mafiozë. Ata besojnë se ata me të cilët nuk pajtohen , janë duke u marrur me imagjinatën e tyre, Dëshirat e tyre po i përshkruajnë si fakte të miat. Ata kanë dëshirë të hyjnë në dhomën e përgjimeve, ata kanë dëshirë të uzurpojnë ulësen e kryeministrit”, tha Kurti.
Këto deklarata Kurti i bëri pas takimit me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti./Periskiopi/












