Kurti i fton qytetarët që të marrin anë derisa paralajmëron ditë vendimtare

Kryeministri në detyrë ka bërë një status të papranueshëm në profilin e tij në Facebook në të cilën përveç që nxit urrejtje, shton edhe më tej polarizimin shoqëror. Ai ka deklaruar se “Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI” dhe më pas pyet qytetarët “Në cilën anë je ti” duke rritur kësisoj […]
Ai ka deklaruar se “Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI” dhe më pas pyet qytetarët “Në cilën anë je ti” duke rritur kësisoj edhe më shumë përçarjen shoqërore në Kosovë.
Kurti po ashtu ka fyer presidentin Thaçi duke e quajtur “helaq” e po ashtu me një fjalor mjaft të papërshtatshëm edhe gjithë klasën politike duke e shtrembëruar edhe mënyrën e tyre të të folurit për Amerikën dhe Grenellin.
Kujtojmë se ky reagim vjen pas intervistës së mbrëmshme të presidentit Thaçi në të cilën ai sulmoi ashpër Kurtin dhe Qeverinë e tij, ndër tjerash edhe për futjen në dhomën e përgjimeve.
Statusi i plotë:
Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.
Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.
Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?












