Korrupsioni s’u ndal as gjatë pandemisë – dhjetëra kallëzime penale u dërguan në AKK

Korrupsioni s’u ndal as gjatë pandemisë – dhjetëra kallëzime penale u dërguan në AKK

Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë thotë se ka pranuar me dhjetëra informata nga persona të ndryshëm për raste të dyshuara të korrupsionit gjatë muajve kur vendi ka qenë duke u përballur me pandeminë e koronavirusit. Zyrtarë nga Agjencia thanë për Radion Evropa e Lirë se, informatat e pranuara kanë të bëjnë me dyshime për korrupsion, […]

Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë thotë se ka pranuar me dhjetëra informata nga persona të ndryshëm për raste të dyshuara të korrupsionit gjatë muajve kur vendi ka qenë duke u përballur me pandeminë e koronavirusit.

Zyrtarë nga Agjencia thanë për Radion Evropa e Lirë se, informatat e pranuara kanë të bëjnë me dyshime për korrupsion, konflikt interesi, deklarim të rrejshëm të pasurisë, keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe raste tjera lidhur me dyshimet për korrupsion të prokurimit publik.

Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se janë duke trajtuar të gjitha informacionet.

“Gjatë kësaj kohe kemi proceduar më shumë se dhjetëra kallëzime penale për dyshim të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, për deklarim të rrejshëm dhe mosdeklarim të pasurisë dhe fusha të tjera të konfliktit të interesit dhe po ashtu edhe çështje të tjera që lidhen me mandatin e agjencisë”, tha Havolli.

Havolli tha se kjo Agjenci, gjatë kësaj kohe, ka dhënë mbi 10 opinione ku dyshohet se është shkelur Ligji i prokurimit publik. Ai tha se në aspektin e hetimeve po trajtohen disa raste.

“Po ashtu mund të them se gjatë kësaj kohe agjencia ka ushtruar me dhjetëra raste të kallëzimeve penale dhe ka dërguar në prokurori dyshimet e mundshme për korrupsion dhe deklarim të rrejshëm të pasurisë”, tha mes tjerash Havolli.

Agjencia është duke i trajtuar edhe disa raste për të cilat nuk ka mundur të japë shumë detaje, pasi janë në fazën fillestare të trajtimit.

“Kemi pasur shumë informata lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë, lidhur me aktivitetet e prokurimit. Siç e dini që ka qenë një gjendje emergjente dhe shumë produkte janë blerë në forma të ndryshme”, tha ai.

Përfaqësues të shoqërisë civike disa herë kanë shprehur dyshime për përhapjen e dukurisë së korrupsionit edhe gjatë kohës së pandemisë.

Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, thekson se në një situatë ku administrata publike nuk është duke funksionuar dhe ku numri i stafit punues ka qenë i reduktuar, mundësitë e keqpërdorimeve kanë qenë të mëdha.

“Në një situatë të tillë gjasat janë që të ketë shumë raste të korrupsionit e të keqpërdorimit si nga aspekti i procesit të prokurimit publik apo mundësive të tjera, kështu që mund të këtë raste”, tha Demhasaj.

Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se ka dyshime se disa institucione, periudhën e pandemisë, e kanë shfrytëzuar edhe për përfitime në mënyrë jo të ligjshme.

Organizata Çohu, thotë Demhasaj, gjatë këtyre muajve nuk ka arritur që të monitorojë institucionet, por sipas tij, qytetarët kanë hasur në parregullësi.

“Është përfolur për disa tenderë problematikë me keqpërdorim të çmimeve por e shoh si të mundshme që korrupsioni ka mundur të ndodhë në ketë kohë”, tha Demhasaj.

Radio Evropa e Lirë, ka provuar të marrë një përgjigje nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë e tjera lidhur me kallëzimet penale që Agjencia ka dorëzuar në prokurori, por as ato dhe as zyrat për media nuk janë përgjigjur në pyetje.

Demhasaj thotë se edhe mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë me kapacitet të plotë, bën që rastet e dyshuara me korrupsion të mos procedohen në kohë.

“Duhet të kthehet në punë sistemi i drejtësisë edhe gjykatat edhe prokuroritë edhe të fillojnë të trajtojnë këto dyshime që ekzistojnë për rastet e korrupsionit, pra këto te rejat që janë, por njëkohësisht për t’i trajtuar edhe rastet e tjera që i kanë pasur”, tha Demehasaj.

Emërimet politike në Kosovë, fenomeni i nepotizmit dhe korrupsionit, vazhdojnë t’i ngufasin institucionet dhe në përgjithësi shoqërinë, thuhet në raportet e organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore.

Sipas raportit të organizatës, Transparency International për vitin 2019, ku prezantohet Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit,Kosova ka shënuar regressa i takon luftës kundër korrupsionit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?