Koronavirusi po vret më shumë burrat, por gratë po vuajnë këto pasoja shkatërruese

Koronavirusi po vret më shumë burrat, por gratë po vuajnë këto pasoja shkatërruese

COVID-19 sipas studimeve është më vdekjeprurës për burrat. Por në shumë mënyra të tjera, gratë po mbajnë barrën e kësaj pandemie. Masat e bllokimit të vendosura për të ndaluar shpërthimin e koronavirusit po dëmtojnë gratë dhe të drejtat e tyre themelore shumë më tepër sesa burrat. Epidemitë e mëparshme si Ebola dhe Zika kanë rezultuar […]

COVID-19 sipas studimeve është më vdekjeprurës për burrat. Por në shumë mënyra të tjera, gratë po mbajnë barrën e kësaj pandemie.

Masat e bllokimit të vendosura për të ndaluar shpërthimin e koronavirusit po dëmtojnë gratë dhe të drejtat e tyre themelore shumë më tepër sesa burrat. Epidemitë e mëparshme si Ebola dhe Zika kanë rezultuar si pengesa të mëdha për gratë dhe vajzat. Ekspertët dhe aktivistët po paralajmërojnë se e njëjta gjë po ndodh globalisht edhe tani.

Një analizë e CNN në fillim të këtij viti, zbuloi se burrat ishin 50% më të predispozuar se gratë të vdisnin pasi u diagnostikuan me Covid-19.

“Burrat kanë rezultate më të rënda shëndetësore nëse infektohen, por kur mendojmë për ndikimet dytësore, shohim që gratë po preken në mënyrë disproporcionale,” është shprehur Julia Smith, një studiuese në Universitetin Simon Fraser në Kanada.

Pandemia është duke përkeqësuar problemet që gratë ishin përballur edhe para fillimit të saj.

“Këto kriza rëndojnë pabarazitë strukturore ekzistuese në shoqëri – kur bëhet fjalë për të drejtat e grave, shëndetin e grave dhe statusin ekonomik të grave, kjo është saktësisht ajo që ne po shohim tani”, tha Kristina Lunz, një përfaqësuese e grave.

Ndërsa virusi filloi të përhapet në mbarë botën, shumë qeveri befas njoftuan bllokime të rrepta, duke mbyllur shumicën e qytetarëve në shtëpitë e tyre. Ndërsa kjo ndihmoi në ngadalësimin e shpërthimit, autoritetet në një numër vendesh, regjistruan një pasojë shqetësuese: shtimin e dhunës në familje.

Studime të shumta kanë treguar që ngjarjet stresuese si rënia ekonomike ose katastrofat natyrore shpesh çojnë në rritjen e rasteve të dhunës me bazë gjinore.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar