Koronavirusi në Itali: Vazhdojnë të bien numrat

Italia ka raportuar 75 vdekje të lidhura me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, 33 prej tyre në Lombardi, por vetëm 355 raste të reja nga 54,118 teste. Pandemia vazhdon të lehtësohet në Gadishull. Numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 33.415, shkruajnë mediet italiane. 33 nga 75 vdekjet vijnë nga Lombardia, plus 210 nga […]
Italia ka raportuar 75 vdekje të lidhura me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, 33 prej tyre në Lombardi, por vetëm 355 raste të reja nga 54,118 teste.
Pandemia vazhdon të lehtësohet në Gadishull. Numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 33.415, shkruajnë mediet italiane.
33 nga 75 vdekjet vijnë nga Lombardia, plus 210 nga 355 rastet e reja.
Vetëm tre rajone patën më shumë se 15 raste të reja që nga dje: Lombardia (210), Piemonte (54) dhe Emilia-Romagna (31).
Numri i pacientëve në kujdes intensiv ra për ditën e 56-të me radhë, duke mbetur vetëm 435.
Tani janë 6.387 pacientë me koronavirus që po trajtohen në spital (-293), 435 në kujdes intensiv dhe 35.253 të cilët janë duke u izoluar në shtëpi me simptoma të virusit.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Itali tani është 42.075.












