Komisioni i Venecias i gatshëm t’i përgjigjet sërish Kurtit nëse i kërkohet

Komisioni i Venecias i gatshëm t’i përgjigjet sërish Kurtit nëse i kërkohet

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë dje vendim pro dekretit të Thaçit. Një verdikt i tillë ka shkaktuar nervozizëm të madh tek zyrtarët e Vetëvendosjes, të cilët kanë paralajmëruar protesta dhe veprime të tjera të cilat do ta parandalojnë krijimin e qeverisë së re. Një ndër opsionet e VV-së është edhe Komisioni i Venecias, aty […]

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë dje vendim pro dekretit të Thaçit. Një verdikt i tillë ka shkaktuar nervozizëm të madh tek zyrtarët e Vetëvendosjes, të cilët kanë paralajmëruar protesta dhe veprime të tjera të cilat do ta parandalojnë krijimin e qeverisë së re. Një ndër opsionet e VV-së është edhe Komisioni i Venecias, aty ku VV e kishte dërguar njëherë këtë çështje, por që kishte marrë refuzimin për trajtim.

Vetëvendosje duket se do t’i shter të gjitha mundësitë ligjore që ta parandalojë krijimin e qeverisë Hoti, shkruan lajmi.net.

Ky subjekt politik, mund t’i drejtohet këto ditë Komisionit të Venecias në lidhje me dekretin e shpallur në përputhje me aktin më të lartë juridik në Kosovë nga Gjykata Kushtetuese.

Një veprim të tillë e paralajmëroi dje edhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca në një debat televiziv, menjëherë pas vendimit të Kushtetueses.

Lajmi.net është interesuar në lidhje me qëndrimin e Komisionit të Venecias sa i përket një kërkese të tillë të dytë.

Komisioni i Venecias është pyetur nëse ka ende ndonjë mundësi të mbetur që ky dekret të kthehet për interpretim në Komisionin e Venecias.

Zyra për media e këtij Komisioni, për lajmi.net kanë lënë të kuptohet se janë të gatshëm, dhe se në momentin që një kërkesë e tillë vije, ata do të japin përgjigjen e tyre, mirëpo pa specifikuar nëse do ta marrin nën shqyrtim.

“Komisioni i Venecias do të merr vendim kur dhe nëse një kërkesë e tillë na vjen”, thuhet në përgjigjen e Komisionit të Venecias për lajmi.net

Në anën tjetër, kërkesa e parë e qeverisë në detyrë për Komisionin e Venecias ishte cilësuar edhe si e pamatur për shkak se palët e përfshira në proces nuk mund të kërkojnë interpretim nga ky komision.

Sipas disa njohësve të çështjeve juridike, kërkesë për ndihmë dhe asistim nga Komisioni i Venecias mund të kërkojë vetëm Gjykata Kushtetuese në rast të ndonjë çështje për të cilën kanë dyshime.

Nga ana tjetër, aktivistë të Vetëvendosjes tashmë në rrjete sociale kanë paralajmëruar një protestë  e cila do të mbahet më 5 qershor në Prishtinë, mirëpo që nuk dihet ende nëse ka organizim zyrtar në lidhje me këtë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?