Komisioni Evropian propozon 1 trilion e 850 miliardë euro në Pakon e rimëkëmbjes nga Covid-19

Trupi Ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka propozuar një paketë të mëkëmbjes prej 1 trilion e 850 miliardë eurosh për shtetet anëtare ekonomitë e të cilave kanë vuajtur si rrjedhojë e pandemisë së koronavirusit. Kështu tha komisioni Evropian në një deklaratë që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, përcjell Periskopi: “Komisioni është sot duke propozuar […]
Kështu tha komisioni Evropian në një deklaratë që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, përcjell Periskopi:
“Komisioni është sot duke propozuar një instrument të ri të rimëkëmbjes të quajtur Gjenerata e Ardhshme e BE-së, brenda një buxheti afatgjatë të BE-së. Në total, plani rimëkëmbës evropian do t’i japë 1 trilion e 850 miliardë për të ndihmuar ekonominë tonë dhe për të siguruar që Evropa do të ecë përpara.”
Agjencia franceze e lajmeve Agence-France Presse, ka shkruar në Twitter se përfituesit kryesorë të kësaj pakoje do të jenë Italia dhe Spanja, shtetet anëtare të BE-së që ishin goditur më së shumti nga pandemia. /Periskopi












