JAVA: ‘Fitorja’ kundër koronavirusit, vendimi i Kushtetueses dhe Reciprociteti ‘shtesë’

JAVA: ‘Fitorja’ kundër koronavirusit, vendimi i Kushtetueses dhe Reciprociteti ‘shtesë’

Sot merr fund një javë dramatike në politikën vendore, një javë në të cilën ra maska e masave të luftës kundër pandemisë por po ashtu u tensionuan edhe më shumë raportet mes partive dhe institucioneve. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e organizuan një protestë të ashtuquajtur “test-protestë” që provonte t’i bënte presion shtesë Gjykatës Kushtetuese e […]

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e organizuan një protestë të ashtuquajtur “test-protestë” që provonte t’i bënte presion shtesë Gjykatës Kushtetuese e cila ishte në prag të marrjes së vendimit mbi dekretin e presidentit Thaçi që e nominonte mandatarin e LDK-së, Avdullah Hotin, për të formuar qeverinë e re.

Në këtë test-protestë morën pjesë 4-5 mijë qytetarë, e të cilët megjithëse qëndruan mbi disa pika të kuqe për të ofruar imazhin e respektimit të masave të distancimit social, në të vërtetë në shumë raste u afruan me njëri-tjetrin. Për fat të keq, dita e protestës qëlloi me shi, dhe protestuesit turmëzoheshin në distancë as 10 centimetra prej njëri-tjetrit. Njësoj ndodhi kur edhe kryeministri në detyrë, Kurti, doli në terracën e objektit të qeverisë së tij për t’i përshëndetur.

Maska e masave kundër përhapjes së pandemisë Covid-19 ra. Para se të niste kjo protestë, kolegët e të ndjerit Agon Musliu nga Gjilani kishin vendosur portretet e tij me mbishkrime të ndryshme për ta kundërshtuar harresën që iu bë vdekjes së tij. Kujtojmë se 25 vjeçari nga Gjilani vdiq në konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë ku ndodhej i karantinuar pa vullnetin e tij në emër të masave kundër përhapjes së pandemisë. Musliu ishte konsideruar fanatikisht thjesht si një trup që mund të infektonte të tjerët, por kështu nuk u konsideruan edhe mijëra vetë sosh që u lejuan të turmëzoheshin në shesh.

Ky përbënte një përdhosje të viktimave nga pandemia e po ashtu përdhosje të periudhës sa qytetarëve iu shkelën të drejtat dhe liritë në emër të kësaj lufte, shkruan Periskopi.

Më pas, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin që i jepte të drejtë presidentit Thaçi duke konsideruar se dekreti ishte në përputhje me kushtetutën. I pari në zgjedhje nuk mund të bllokonte institucionet dhe nuk merrte të drejtën ekskluzive për formim të qeverisë. Folja “mund” e ndodhur në paragrafin e dytë të nenit 82 nuk ishte vetëm ndaluese por edhe lejuese.

Ky vendim u konsiderua “i papranueshëm” nga Kurti që linçoi gjyqtarët e saj si “vegla të Thaçit”. Kjo, pavarësisht që i njëjti institucion kishte rrëzuar dy presidentë, ia kishte pamundësuar PDK-së që ta kishte kryeministrin prej vitit 2014, i kishte gjetur shpërputhjet kushtetuese të marrëveshjes për “Zajednicën” e të tjera.

Paraprakisht, ndodhi një tjetër përplasje mes presidentit Thaçi dhe Vetëvendosjes. Thaçi akuzoi Xhelal Sveçlën dhe Haki Abazin se kishin shkuar në një Dhomë Përgjimesh në Telekom duke rrezikuar kësisoj sigurinë e informacioneve personale të qytetarëve të vendit. Kurti e mohoi një akuzë të tillë ndërkohë që Sveçla nuk e komentoi fare. Edhe në këtë rast, opinioni u nda në dysh sa i përket besimit dhe mos-besimit të akterëve politikë dhe nuk u mor me çështjen në fjalë.

Ndërkohë që sot, duke i pasur edhe orët e numëruara në krye të Ekzekutivit, Kurti mori vendimin për “reciprocitet shtesë” ndaj Serbisë. Reciprociteti doli se nuk ishte i plotë ashtu siç ishte thënë më herët. Është e qartë se kryeministri tashmë ka vepruar me qëllime elektorale.

Kurti e kishte përdorur reciprocitetin si një përpjekje për të përfituar popullaritet më të lartë edhe në të kaluarën, madje në forma të ndryshme. Nga reciprociteti politik ishte kaluar në reciprocitet tregtar. Më pas, ishte përmendur termi reciprocitet i plotë, e më pas i pjesshëm. Në fillim të shkurtit ishte thënë se taksa do të hiqej porsa të vendosej reciprociteti, e disa ditë më vonë se do të vendosej më 15 qershor. Më vonë e kishte ‘vendosur’ një reciprocitet që veçse ishte në fuqi, më 1 prill. E tash kemi “reciprocitetin shtesë”.

Në fakt, reciprociteti nënkupton kundër-masat ekzakte si ato të Serbisë, asgjë më pak dhe asgjë më shumë. Por, ja që ky nuk është aktualisht kuptimi i saj edhe për kryeministrin Kurti. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?