IKD: Palët janë të detyruara ta respektojnë vendimin e Kushtetueses

IKD: Palët janë të detyruara ta respektojnë vendimin e Kushtetueses

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar që të respektohet në plotni vendimi i Kushtetueses që i jep të drejtë presidentit Thaçi në dekretin e tij për mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër. Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se e  mirëkupton dhe promovon kërkesën e vazhdueshme të qytetarëve dhe publikut për të […]

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar që të respektohet në plotni vendimi i Kushtetueses që i jep të drejtë presidentit Thaçi në dekretin e tij për mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër.

Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se e  mirëkupton dhe promovon kërkesën e vazhdueshme të qytetarëve dhe publikut për të pasur institucione të pavarura, me integritet, kredibilitet dhe çka është më e rëndësishmja, institucione të pavarura që marrin besimin e publikut lidhur me procese të rëndësishme për publikun.

IKD ri-kujton publikun, partitë politike dhe liderët institucional se Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

“Në këtë drejtim me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të stabilitetit politik dhe institucional, IKD iu bën thirrje të gjitha palëve ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të shpallur dje rreth çështjes së ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje për kontestimin e Dekretit të Presidentit për çështjen e caktimit të mandatarit për formimin e qeverisë së re”, thuhet në komunikatën e IKD-së.

Pavarësisht, kritikave që palët mund të kenë në lidhje me përmbajtjen e këtij aktgjykimi, ato detyrohen ta zbatojnë në përpikëri, duke ndjekur dhe zbatuar të gjitha dispozitat dhe parimet e sqaruara në aktgjykim që ndërlidhen me formimin e qeverisë.

IKD ju bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga gjuha dhe veprimet jodemokratike dhe që të sigurojnë zbatimin e plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në procesin e krijimit të Qeverisë së re.

IKD gjithashtu përkrahë të drejtat e garantuara në Kushtetutën e Rebublikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësitë përmes mjeteve demokratike paqësore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?