Haxhiu: Vjedhjet e MSH në kohë pandemie përfundojnë në Prokurori

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë sot se Komisioni Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka votuar pro që dokumentacioni i Ministrisë së Shëndetësisë me kontrata të nënshkruara me çmime abuzive, me dyshime për keqpërdorim të parasë publike gjatë kohës së pandemisë t’i dërgohen për hetim Prokurorisë së […]

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë sot se Komisioni Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka votuar pro që dokumentacioni i Ministrisë së Shëndetësisë me kontrata të nënshkruara me çmime abuzive, me dyshime për keqpërdorim të parasë publike gjatë kohës së pandemisë t’i dërgohen për hetim Prokurorisë së Kosovës.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se një ditë më parë deputetët e VV-së kanë ikur nga mbledhja e Komisionit në mënyrë që ta pamundësojnë votimin për ta dërguar lëndën në Prokurori.

“Mirëpo, sot, kuorumi ishte i mjaftueshëm për votim që dyshimet për keqpërdorime në Ministrinë  e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia të përfundojnë në Prokurorinë e Shtetit. Këto keqpërdorime kanë të bëjnë me disa tenderë të dhënë nga kjo ministri, e të cilët besohet se kanë qenë abuzues të parasë publike. Sipas raportimeve me çmime me të shtrenjta deri në 3500%. Kjo është arsyeja që kam ngritur dyshime që nga fillimi se MSh është duke abuzuar me paranë publike në kohë pandemie. Tani mbetet që këtë ta vërtetojë Prokuroria e Shtetit”, shkruan Haxhiu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?