Grenell nuk dëshiron të komentojë fare deklaratën e Kurtit se ia mbajti anën Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të dhënë para disa ditëve ka folur përsëri për rolin e Richard Grenell si i dërguar i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se ai ka qëndrime identike si shteti fqinj Serbia. “…mirëpo ambasadori Grenell duke pasur parasysh këtë qëndrim […]
“…mirëpo ambasadori Grenell duke pasur parasysh këtë qëndrim identik me të Beogradit, praktikisht funksionoi si një vaksinë“, ka thënë kryeministrit Kurti.
Mirëpo për këtë deklaratë të Kurtit, Grenell nuk ka dashur ta komentojë.
Kështu ka bërë të ditur për Periskopin zëdhënësi i tij, Dick Custin.
“Për fat të keq nuk mund t’iu them asgjë për këtë çështje (deklaratën e Kurtit). Ambasadori nuk mund të komentojë.”, ka thënë ai në një përgjigje për Periskopin.
Kujtojmë që Albin Kurti vazhdimisht kishte akuzuar Richard Grenell për rrëzimin e qeverisë se tij, duke thënë se në shkarkimin e tij ka dorë Grenell, Serbia dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi./Sh.B/Periskopi/












